Aksident, nje i vdekur dy te plagosur si pasoje e shpejtesise
Durres- Pergjaken serish rruget e qytetit te Durresit. Nje tjeter aksident i rende rrugore, me pasoje vdekjen e nje shtetasi si dhe plagosjen e dy te tjereve, ka ndodhur ne aksin Durres-Shijak, ne afersi te komunes Xhafzotaj, rreth ores 10:15 minuta. Policia tha se mjeti tip "Benz" me targa italiane, ngjyre gri, ka dale nga rruga duke shkaktuar nje perplasje te fuqishme, e ndersa ka shkuar zvarre per 20 metra eshte rrotulluar mbi tre here. Per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend, njeri prej pasagjereve Bruno Serjani, ndersa jane plagosur dy te tjere, drejtuesi i automjetit Aleks Sulejmani si dhe nje tjeter pasagjer Fitim Bare, te dy te moshes 16-vjec, banore te komunes Xhafzotaj. Sipas grupit hetimore, makina ka dale nga rruga dhe ka rene ne kanal, duke u perplasur me pare me nje mur e me pas me nje peme, ndersa viktima kane gjetur vdekjen e menjehershme. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes pas sinjalizimit te dhene, ndersa per te nxjerre trupin e pajete te viktimes, jane dashur me shume se 20 minuta, per shkak se automjeti ishte shkaterruar totalisht. Policia tha se ka nisur hetimi, por paraprakisht nisur edhe nga keqyrja e vendit, dyshohet se shkak i ketij aksidenti te rende, te kete qene shpejtesia teper e madhe e mjetit.
Nga sherbimet e Policise se Qarkullimit Rrugor te vendosura ne sherbim, ne rruget me problematike te qarkut, ne te cilat kohet e fundit eshte rritur numri i aksidenteve me pasoja te renda, kane hartuar edhe nje plan masash administrative ne baze te shkeljeve te konstatuara nga ana tyre. Nga ana e Komisariatit te Policise se Durresit, jane vendosur 142 masa administrative, gjoba, 8-te leje drejtimi te pezulluara dhe 4 mjete te bllokuara. Nderkaq nga ana e Komisariatit te Policise se Shijakut, jane vendosur 6-te masa administrative, gjoba. Komisariati i Policise se Krujes, ka vendosur 44 masa administrative, ka bllokuar 1 patente dhe nje mjet. Operacioni i nisur diten e sotme, pritet te vijoje deri ne perfundim te sezonit turistik, me qellim ndeshkimin e te gjithe shkelesve te ligjit.
E.Arapi