E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet femija 4-vjecar, ne shatervanin prane bashkise

Durres- Nje femije 4-vjecar ka humbur jeten, teksa po luante prane shatervanin te qytetit te Durresit. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 08:50 para bashkise se qytetit dhe konkretisht tek shatervani i qytetit. Sipas deshmitareve ne afersi te vendit te ngjarjes, mesojme se femija 4-vjecar Adrian Cici, lindur ne Fier me banim te perkohshem ne Durres, rreth ores 08:50 ka qene duke luajtur, ndersa ka rene ne shatervan, i cili ishte i mbushur me uje. Femija ka qene ne shoqerine e se emes, e cila ka kerkuar ndihme per te nxjerre femijen nga shatervani. Kane qene punonjesit e Ndermarrjes se Gjelberimit te baskise, qe kane nderhyre duke e nxjerre femijen nga uji. Teksa e kane nxjerre, ata kane njoftuar autoambulancen, qe e ka transportuar menjehere ne spitalin e qytetit per t'i dhene ndihme mjekesore, por nje gje e tille nuk ka qene e mundur, pasi femija nuk ka arritur te mbijetoje dhe ka nderruar jete rruges per ne spital. 4-vjecari, sipas policise ishte rom dhe vinte nga qyteti i Fierit, ndersa jetonte si endacak duke lypur neper rruget e qytetit bregdetar, se bashku me familjen e tij. Grupi hetimor dhe ekspertet e prokurorise, te cilet kane nisur hetimet, kane ngritur dy pista ne lidhje me kete ngjarje. Pista e pare e hetimit eshte ajo e nje incidenti, ku femija ka rene ne uje, ndersa nuk eshte arritur te nxirret nga e ema, si pasoje e nje shoku psikologjik nga ngjarja. Ndersa pista e dyte eshte ajo e nje incidenti te shkaktuar nga vete nena e 4-vjecarit, kur lartesia e ujit ne shatervanin prane baskise, arrin deri ne 35 centimetra duke mos perbere rrezik mbytje per te rriturit. E.Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›