E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, nis renia e interesit

Blerina Hoxha

Bonot e thesarit (letrat e borxhit qeveritar) jane blere ne ankandin e djeshem pak me lire se ne ankandin paraardhes. Sipas eksperteve te Bankes se Shqiperise, shkak eshte bere ulja e normes baze te interesit pak dite me pare, e cila nuk duket te jete reflektuar e plote nga bankat. Qeveria e ka blere borxhin dje, nepermjet bonove te thesarit 12-mujore me 9.31 per qind, ndersa ne ankandin e dates 13 tetor, bonot e te njejtit afat kushtuan 9.41%. Kjo renie e lehte ne interesin e bonove, eshte nje sinjal pozitiv per faktin se eshte frenuar rritja e metejshme e interesave. Ne ankandin e djeshem, qeveria kerkoi borxh nga bankat rreth 6 miliarde leke, nderkohe qe bankat kishin ofruar 11 miliarde leke. Pak dite me pare Banka e Shqiperise ka ulur cmimin baze te parase me 0.5 per qind, duke e cuar ate ne 5.25 per qind, nga 5.75 per qind qe ishte me pare. Nderkohe qe dje eshte zhvilluar ankandi i pare i bonove te thesarit duke vene ne prove keshtu vendimin e Bankes Qendrore. Stabilizimi i situates se likuiditetit, ruajtja e qendrueshmerise financiare dhe e treguesve te kapitalizmit te ketij sistemi, perbejne nje platforme solide per rigjallerimin e rolit te tij ndermjetesues dhe financues te ekonomise. Keto zhvillime e cuan Banken e Shqiperise, ne marrjen e nje vendimi te ri per uljen e normes baze te interesit. Mirepo efektiviteti i vendimit per uljen e normes baze te interesit, do te varet nga bankat e nivelit te dyte. Guvernatori Fullani u ka bere thirrje bankave, qe te transmetojne vendimin e Bankes se Shqiperise duke ulur interesat e kredive ne monedhen vendase. Ulja e cmimit baze te lekut reflekton uljen e interesave te kredive dhe depozitave ne leke. Gjithashtu interesi baze i lekut reflektohet edhe ne uljen e kostove te borxhit te brendshem te qeverise. Nese depozitat e kthejne interesin pas nje viti apo 6 muajsh, bonot e thesarit i kthejne interesat ne momentin qe investitori vihet ne disponim te bonos. Nje fakt i tille tregon se interesi i nje bonoje te blere ne treg, eshte me i larte se ai qe deklarohet, pasi interesat e perfituar mund te investohen perseri ne letra me vlera apo investime te tjera fitimprurese.

Bonot e thesarit, per cfare nevojiten

Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen per periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndersa obligacionet kane periudha maturimi me te gjata 2, 3 dhe 5-vjecare. Si per cdo borxh te kerkuar, per te cilin paguhen interesa edhe qeveria paguan interesa per kete borxh. Keto jane me te larta se cdo lloj investimi tjeter ne depozita. Por mungesa e informacionit per keto produkte, qe kane nje historik te shkurter ne tregun bankar vendas, ka bere qe individet te jene aktore te paket te ketij tregu, qe ne shume raste paraqet mundesi te arta fitimesh. Rritja e vazhdueshme e kohet e fundit te interesave te bonove te thesarit dhe obligacioneve paraqitet si nje mundesi e re per te investuar kursimet edhe per individet. investimi ne bono thesari njevjecare, gjashtemujore apo tremujore per individet sjell interesa me te larta se depozitat e vendosura ne pjesen me te madhe te bankave te nivelit te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›