Rreshjet e debores, krijojne veshtiresi ne qarkullim
Keqesimi i motit i shoqeruar me rreshje shiu, ka krijuar veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve dhe transportin detar. I gjithe vendi yne eshte perfshire nga rreshjet e shiut, ndersa ne juglindje nuk kane munguar edhe rreshjet e debores. Veshtiresi ne qarkullim jane krijuar ne aksin nacional Korce-Kapshtice, ku per shkak te terrenit te veshtire dhe rreshkitjes se krijuar nga debora ne rruge, drejtuesve te automjeteve iu eshte dashur nje kohe e gjate per te levizur. Debora e rene ne keto zona eshte shoqeruar me temperatura te ulta dhe ere te forte. Veshtiresi jane hasur ne segmentin rrugor nga gryka e Cangonjit deri ne piken kufitare te Kapshtices. Keqesimi i menjehershem i motit dhe renia e debores, i ka gjetur te papergatitur drejtuesit e automjeteve, te cilet kane qene te papajisur me zinxhire per levizjen ne keto akse rrugore. Situate e veshtire per shkak te motit te keq eshte paraqitur edhe ne portet kryesore te vendit. Ne portin me te madh, ate te Durresit, per shkak te eres se forte nuk jane lejuar te dalin ne det te hapur, anijet e peshkimit.
Sipas parashikimit te motit, edhe ne ditet ne vazhdim te kesaj jave, pritet te mbizoteroje e njejta situate, me reshje dhe temperatura te ulta.
Moti
Veshtiresi ne qarkullim jane krijuar ne aksin nacional Korce-Kapshtice, ku per shkak te terrenit te veshtire dhe rreshkitjes se krijuar nga debora ne rruge, drejtuesve te automjeteve iu eshte dashur nje kohe e gjate per te levizur.