E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infektivi ne gatishmeri ndaj gripit te derrave

Ulja e temperaturave dhe perhapja e pandemise se virusit A/H1N1, ka bere qe spitali infektiv ne kryeqytet te vihet serish ne gatishmeri, duke mbajtur nje pavijon gati per rastet e reja, te pritur qe mund te diagnostikohen. Nderkohe rasti me i fundit i nje kryeqytetasi te infektuar me gripin e derrit, eshte bere publik nga Instituti i Shendetit Publik disa dite me vone, pas ardhjes se pergjigjeve te analizave nga Rumania duke e cuar keshtu ne 35 numrin e personave te prekur ne Shqiperi nga virusi A/H1N1. Sipas mjekut te infektivit Pellumb Pipero, gjendja aktuale eshte e qete, por gatishmeria duhet te jete e larte. Per momentin ne Spitalin Infektiv nuk ndodhet asnje i shtruar i prekur nga virusi A/H1N1, nderkohe per te gjithe personat qe jane vizituar dhe dyshohet se jane te prekur nga ky virus analizat e tyre jane cuar per ekzaminime te metejshme ne Institutin e Shendet Publik dhe me pas ne Rumani, ku eshte edhe laboratori i ekzaminimeve. Deri tani jane mbledhur 943 mostra nga Tirana dhe nga rrethet, por qe pjesa me e madhe e tyre kane rezultuar negative. Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 25-44 vjec ku dhe vihen re dhe rastet e konfirmuara. Por ajo qe vihet re gjate ketyre diteve eshte rritja e infeksioneve respiratore, sidomos ne moshen feminore. Per specialistet dhe mjeket infeksioniste, kjo situate shihet si problematike pasi mund te sjelle edhe rritje te rasteve me gripin e derrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›