E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: "Kryeqytetit i rikthehet hapesira e gjelber e munguar"

Hapesira ndermjet "Rruges se Durresit" dhe "Rruges se Kavajes" afer qendres se kryeqytetit, aq shume e debatuar per ceshtjen e pronesise, tashme eshte kthyer ne lulishte. Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, inauguroi dje lulishten e re ndermjet "Rruges se Durresit" dhe "Rruges se Kavajes". Sikurse ministria kishte njoftuar tre dite me pare, qe brenda nje kohe shume te shkurter do t'i dhuronte kryeqytetit nje lulishte, nje hapesire te re te gjelber. "Jam shume i kenaqur, qe sot mund te quhet se kjo pune eshte perfunduar me mbledhjen e fidaneve te rinj, te cilet ne nje kohe optimale arrijne t'i kthejne ketij pellgu, qendres se Tiranes, ne nje fare menyre gjithe qytetit, kete hapesire te re dedikuar publikut",-tha Olldashi. Gjithashtu ai ironizoi ne distance qendrimin e bashkise ne lidhje me territorin ne fjale duke u shprehur se, kryetari i bashkise eshte i ftuar te kontribuoje ne kete hapesire te gjelber, me mbjelljen e nje kumbulle te kuqe.

"Sic e vini re atje kemi lene nje peme pa mbjell, eshte nje kumbull e kuqe, e blere me fondet e Ministrise dhe une ftoj Ramen qe te vije ta mbjelle personalisht, sepse i kontribuon dhe ai kesaj hapesire te gjelber te qytetit duke vendosur nje kumbull te kuqe", -tha Olldashi. Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Transportit kohet e fundit ishin perfshire ne nje konflikt per sheshin ne fjale i cili ne pritje te lejes se ndertimit nga bashkia ishte kthyer ne nje grope plehrash ne mes te kryeqendres se vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›