Bonot e thesarit, qytetaret "lene" bankat per shtetin Eglantina Nasi
Bonot e thesarit te ofruara prej qeverise, po shfaqen gjithmone e me shume si nje treg investimi atraktiv per qytetaret. Fakt ky qe u vertetua me se miri gjate ankandit me te fundit organizuar nga ministria e Financave, ku per blerjen e ketyre letrave me vlere, u ofrua nje shume totale, e cila ia tejkaloi asaj qe ofronte qeveria. Saktesisht, me nje kapercim prej 5.7 milione eurosh (u paraqiten 20.7 milione euro nga 15 te tilla qe ishte oferta e qeverise), kerkesa e tregut per te investuar ne bono thesari, paraqiti dukshem interesin ne rritje te publikut per t'i besuar qeverise valuten e tij evropiane. Dukuri kjo qe nga ana tjeter, duket se paraqet nje kosto negative per sistemin bankar shqiptar, prane te cilit nuk po depozitohen me euro si me pare. Dhe kjo, pasi individet preferojne qe ato t'ua japin strukturave qeveritare, ne formen e investimit te bonove te thesarit. Arsyet? Jane dy ne fakt dhe lidhen me perfitimet qe ata sigurojne prej nje transaksioni te tille financiar. Keshtu, pervec interesave me nivele te konsiderueshme qe individet marrin menjehere ne dore pasi dorezojne eurot e tyre tek strukturat qeverisese, ata kane edhe nje perfitim indirekt nga venia ne qarkullim qe keto te fundit u bejne atyre gjate afatit te maturimit, qofte ky 6-mujor, 12-mujor apo 24-mujor. Keshtu, te destinuara per t'u perdorur me pas si fonde publike me qellime investimi ne sektore te ndryshem te jetes shqiptare, ato ndikojne ne permiresimin e jetes se individit duke e kompensuar ne kete menyre per investimin qe ai ka bere duke i dhene hua' qeverise. I pare ne kete kendveshtrim, ky lloj investimi paraqet perfitim me shume sesa eurot qe nje individ do t'i depozitonte ne nje banke te thjeshte te nivelit te dyte qe operon ne vendin tone, per me teper qe interesat prej tyre nuk i marrin menjehere, por duke respektuar afatet e caktuara te maturimit. Nderkaq, vete ekspertet e sistemit bankar, kane argumentuar gjithmone se huamarrja e brendshme e qeverise, perben nje stimulues per financimet e shtuara ne dobi te komunitetit, ne te njejten kohe, edhe per rritjen e sovranitetit te saj. Pa qene nevoja ne kete menyre qe ajo te shtoje nivelin e huamarrjes nga investitoret apo institucionet e huaja financiare, duke shtuar kesisoj edhe koston e borxhit te jashtem si i tille. E pikerisht, duke iu referuar te tilla perfitimeve, Ministria e Financave ndermori gjate javeve te fundit nje fushate te gjere publicitare dhe sensibilizuese, e cila kishte si objektiv te saj, pikerisht informimin e qytetareve rreth mundesise se investimit prej tyre ne tituj qeveritare dhe ne bono thesari ne euro. Duke e paraqitur ate si menyren me te mire, me risk zero per kursimet e tyre drejtuar qeverise e ne te njejten kohe, edhe me interesa me te larta fitimi.
Nga 1.8 milione euro ne dhjetor, 9.85 ne gusht
Qe interesi i qytetareve shqiptare per te investuar ne bono thesari ne euro ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, kete e faktojne shifrat e ofruara prej tyre ne ankandet e fundit. "Keshtu, ne dhjetor 2011, keto kerkesa ishin 1.8 milione euro; ne korrik 2012 arriten vleren 4.8 milione euro, per te vijuar ne gusht rritjen ne 9.85 milion euro", citojne burimet zyrtare te ministrise se Financave lidhur me ecurine e pjesemarrjes se qytetareve ne ankandet e bonove te thesarit. Sic u vu re edhe nga keto shifra, qytetaret po marrin gjithmone e me shume pjese ne te tilla ankande, duke ofruar kursimet e tyre ne monedhen europiane, te cilat dikur kishin si destinacion te tyre kryesor, vetem depozitat ne bankat e nivelit te dyte.
Normat e interesit, dyfishi i atyre bankare
Pervecse i merr ne dore interesat, gjate dorezimit te eurove qe ke vendosur te investosh ne bono thesari te qeverise, nje perfitim tjeter prej ketij transaksioni, eshte edhe ai i normave te larta qe ke prej tyre. Keshtu, te dhenat qe referon ministri e Financave tregojne se normat e interesit ne dy ankandet e fundit, te korrikut dhe gushtit, kane qene perkatesisht 5.66% dhe 5.26%. Nivele keto qe duket te jene rreth dyfishi i atyre qe ofrojne bankat e nivelit te dyte, per depozitat ne euro te qytetareve prane tyre. Duket se ne kete menyre, normat e interesit paraqiten gjithashtu te bollshme, si edhe oferta per te financuar shpenzimet publike, citojne ekspertet e financave. Ndersa Banka e Shqiperise ne raportin e saj te fundit, ka bere me dije se niveli mesatar i interesave te depozitave ne euro gjate ketij viti ka variuar mes vlerave 2.44% - 2.45%.