E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, 3 të arrestuar për plagosje

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për plagosje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 55-vjeçari Shpëtim Dushi, pasi në orët e para të mëngjesit, ka goditur me mjete të forta, pas një konfkti për motive pronësie, fshinjin e tij shtetasin S. M., i cili aktualisht po merr ndihmën e duhur mjeksore, pa rrezik për jetën.
 

Gjithashtu policia në Malësinë e Madhe ka arrestuar edhe shtetasit Agron Hysa, 32 vjeç dhe Kastriot Hysa, 30 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin Rr.Q., i cili ndodhet i shtuar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë veprimet e duhura proceduriale dhe materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›