E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: 10 mijë euro dëmshpërblim për informatorët e vrasjes së Yzberishtit

Tiranë-  10 mijë euro shpërblim janë vënë në dispozicion nga Policia e Tiranës për personin që do të japë informacion lidhur me autorin e vrasjes së pronarit të marketit Petrit Kurti.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë së kryeqytetit Alma Katragjini theksoi se në lidhje me vrasjesn e 53-vjeçarit Kurti janë marrë në pyetje disa persona dhe po hetohet në dy pista, ku njëra është ajo e pronësisë ndërsa pista e dytë është ajo e grabitjes me dhunë.

Petrit Kurti, 52 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak, mbrëmjen e djeshme.  Krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie ose për grabitje.

Petrit Kurti u qëllua përpara marketit në pronësi të tij. Autori ende nuk është identifikuar. Viktima ka debatuar ashpër me autorin përpara ngjarjes. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të marketit.

Autori i krimit është arratisur menjëherë nga vendngjarja dhe sipas të dhënave ai nuk ka qënë i maskuar, por thjesht ka pasur një kapele, çka të bën të mendosh se viktima dhe autori njiheshin më parë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›