Shkodër, eksploziv një automjeti, s`ka të lënduar
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur gjatë natës banorët e lagjes “10 Korriku” në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.15, ku automjeti tip Benz, ngjyrë e zezë, me targe AA 758 DX, në pronësi të shtetasit G. B. 51 vjeç ka shpërthyer por fatmirësisht s`ka të lë nduar në njerëz
Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore sëbashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore të kryera, u konstatua së pikërisht poshtë mjetit të sipërpërmendur, është vënë një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëmtime të lehta materiale.
Aktualisht nga strukturat e Sektorit kundër krimeve të rënda, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, po punohet intensivisht, dhe po hetohet në disa pista, për zbardhjen e plota të ngjarjes, zbulimin dhe kapjen e autorit-ve të kësaj ngjarje.