E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, tenton të vrasë vëllain, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Shkodrës ka parandaluar një krim brenda familjes ndërsa ka vënë në pranga një 44-vjeçar pasi ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se u bë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale, ku u arrit arrestimi në flagrancë i shtetasit Nazmi Bandulla, , banues në lagjen "Partizani", të qytetit Shkoder.
 

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e datës 23.08.2012, ai ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. B., 38 vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin e ngjarjes.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur parandalimin e krimit, duke kapur në flagrancë autorin sëbashku armën e zjarrit tip pistoletë Berta, me një fishek në fole, si dhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
 

Ndërkohë veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materiale në ngarkim të shtetasit Nazmi Bandulla, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kanosje me armë zjarri" dhe "Mbajtjes pa leje të armevë luftarake".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›