E Diel, 1 Nëntor 2026

Padi Kadriovskit Edi Rama takon Ina Ramën

TIRANE-Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokuroren e përgjithshme Ina Rama për padinë e ngritur nga PS, ndaj të dënuarit për trafik ndërkombëtar droge, Daut Kadriovski.

Në takim kryesocialisti Rama ka shprehur shqetësim rreth kërcënimeve që kishin ardhur në adresë të tij dhe deputetit të qarkut të Beratit Erion Braçe në një CD që mbante adresë Maqedonie, ku në përmbyjtje thuhej “Keni 24 orë kohë, ndyrshe publikohet”.

Një ditë më parë Deputeti i PS, Erjon Braçe dorëzoi në Prokurori një padi ndaj Daut Kadriovskit, ku e akuzon per shpifje e shantazh për shkak të detyrës. Sipas Braces, Kadriovski e kishte kërcënuar atë, kryetarin e PS-së Edi Rama dhe shumë deputetë të PS.

Ndërkohë po dje, rreth mesditës, deputeti Braçe theksoi në një konferencë për shtyp se në adresë të tij dhe të Ramës kishte ardhur një CD ku Kadriovski akuzonte Edi Ramën dhe Erjon Braçen si përdorues dhe trafikantë droge.
Brace e cilësoi Kadriovskin si një person të shumëkërkuar në 13 shtete të botës, ndërsa akuzoi kryeministrin Sali Berisha se ka dijeni rreth këtyre shantazheve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›