Goditi me thikë babain flet 13 vjecarja: Më nxiu jetën
FIER -"E urrej. Po, e urrej. Babai më ka nxirë jetën. Dy ditë radhazi nuk shkova në shkollë, pasi më vinte turp që shokët dhe shoqet e klasës të më shikonin të nxirë dhe me shenja në fytyrë të shkaktuara nga dhuna e tij. Ndonëse e kam baba, nuk dua ta shoh edhe sikur të vdesë". Kështu ka deklaruar dje në polici 13-vjeçarja Xhesika Bushi, e cila pasditen e së martës qëlloi 4 herë me thikë babain e saj 60-vjeçar, Lili Bushin. Ekspertët që po merren me ngjarjen e ndodhur në lagjen "8 Shkurti" kanë shtangur nga fjalët e minorenes. Nxënësja klasës së 9-të është shprehur se i ati e keqtrajtonte sistematikisht dhe se shumicën e kohës ishte në gjendje të dehur. Pas dëshmisë së dhënë, vajza e familjes Bushi (fëmija i dytë), është dërguar në Seksionin e të Miturve në Vlorë. Ajo akuzohet për "vrasje me dashje mbetur në tentativë".
RREFIMI I
MINORENES
E traumatizuar, por aspak e penduar për masakrimin me thikë të të atit, Xhesika Bushi ka dëshmuar me detaje shkakun e rebelimit të saj deri në krim makabër. "Me babain debatuam ashpër për 30 minuta. Ai më kërkoi llogari, ndërsa ishte vetë mëkatuesi. Kisha një arsye të fortë që nuk shkova dy ditë në shkollë. Ai më kishte nxirë në trup dhe në fytyrë. Nuk mund të dilja para të gjithëve ashtu siç isha katandisur", - ka thënë 13-vjeçarja. Ndërkaq, ajo është shprehur para hetuesve të çështjes se babai i saj 60-vjeçar, është treguar gjatë gjithë kohës i dhunshëm me të. "Im atë rri shumicën e kohës në gjendje të dehur. Ai më ka rrahur sistematikisht, sidomos kur pinte e bëhej tapë. Urrej jo vetëm babain tim, por të gjithë ato baballarë që torturojnë fëmijët e tyre", - ka pohuar gjithë mllef Gjesika Bushi. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Fierit, bëjnë të ditur se dëshmia e dhënë nga autorja e krimit ka zbardhur deri diku motivin e ngjarjes, ku mbeti i plagosur rëndë kryefamiljari Lili Bushi. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se motivi i sherrit mes babë e bijë që për pak sa nuk çoi deri në vrasje mund të jetë më i thellë, ndaj po hetojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë. 13-vjeçarja u arrestua paraditen e së mërkurës, ndërsa u dërgua së bashku me dosjen e saj hetimore pranë Seksionit të të Miturve në Vlorë.
I PLAGOSURI
Mjekët e spitalit rajonal të Fierit, dje pohuan se gjendja e 60- vjeçarit Lili Bushi vazhdon të jetë e rëndë dhe se ai i është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe shumë të ndërlikuar. Sipas tyre, Bushi ka marrë katër plagë të shkaktuara nga thika, tre në shpatull dhe një në afërsi të kërthizës. Plaga mbi kërthizë, sipas bluzave të bardha është shumë e thellë dhe e rrezikshme për jetën e pacientit. Mësohet se viktima, një ditë pas ngjarjes është vendosur në sallën e reaminacionit të këtij spitali. Po sipas mjekëve, për Lili Bushin kujdesen në spital vajza e tij e madhe e martuar në Vlorë së bashku me vëllain.
(d.b/GSH/BalkanWeb)