"Gara per kreun e PS? Nuk jam spektator"

INTERVISTA/ Arben Malaj, anetar i Kryesise se PS, rrefehet ne nje interviste te gjate per radion Evropa e Lire, mbi zhvillimet ne forcen kryesore te opozites. I pyetur nese do te futet ne garen, per emrin qe do te zevendesoje Edi Ramen, pohon se i pelqen me shume te jete nje politikan ambicioz, sesa te jete "shikues lajmesh". Ndalet ne zgjedhjet e 28 qershorit dhe vlereson se "PS humbi, por PD nuk fitoi". Pohimi: "Ne duhet te njohim se cfare solli te re ne drejtimin e Partise Socialiste, Edi Rama dhe ku filozofia e tij, nuk funksionoi realisht. Pastaj, veprimet statutore besoj se do te jene te respektueshme nga te gjithe", thote Arben Malaj
Menada Zaimi
-Nje vleresim tuajin te pergjithshem per keto zgjedhje... Cfare sollen keto zgjedhje per Shqiperine?
-Eshte e vertete se zgjedhjet e 2009-es, jane zgjedhje qe priteshin me me teper interes, mbi te gjitha se jane zgjedhjet e para, pasi Shqiperia eshte bere vend anetar i NATO-s, pra detyrimisht standardet duhej te ishin me te mira. E dyta, te gjitha institucionet nderkombetare e kushtezuan shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise, per vend anetar te Bashkimit Evropian me standardet e zgjedhjeve 2009. Ne kete kendveshtrim, pergjegjesia per t'i pergatitur zgjedhjet dhe pergjegjesia per t'i plotesuar standardet, ka qene jashtezakonisht e madhe. Ne anen tjeter, skaneri ne te cilin keto zgjedhje jane vezhguar, duket se eshte me i plote dhe ka mundur t'u tregoje defektet, qe akoma po duket se mund te jemi ne situaten, kur raportin perfundimtar dhe certifikimin e tyre, do ta beje OSBE-ODIHR, e fatkeqesisht mund te na coje ne konkluzionin, qe keto zgjedhje nuk i arriten standardet qe priteshin.
-Keto standarde nuk erdhen per shkak te sistemit te ri, per shkak te Kodit te ri? Cfare ndodhi?
-Po te shikojme elementet parapergatitore te fushates - pra u synua te ishte nje regjister kombetar sa me i plote, u premtua qe procesi i identifikimit te votuesve te permiresohej rrenjesisht, gje qe nuk u arrit dot, nuk u arrit ne ate nivel qe pritej, jane vene re edhe nga raportet e nderkombetareve - qeveria keqperdori ne menyre maksimale, influencen ndaj administrates dhe faktorit tjeter social. Eshte per t'u habitur kostoja e shtrenjte e zgjedhjeve dhe njekohesisht, nje keqperdorim i fondeve buxhetore ne funksion te nje fitoreje elektorale, duke prishur dhe disa ekuilibra te rendesishem te funksionimit te buxhetit te nje vendi, e aq me teper ne nje situate qe tenton te jete ne krize.
-Keto zgjedhje, opozita i humbi...!
-Sigurisht qe nese flasim per zgjedhjet dhe certifikimin e tyre, per shkak se edhe ne aspektin real eshte qeveria ajo qe i organizon. Nese flasim per rezultatin e zgjedhjeve, atehere flasim se cili eshte ky rezultat, sa ka fituar kjo mazhorance, sa ka fituar opozita dhe sa kane fituar partite e tjera. Por, nese flasim per standardet, edhe nje here theksoj se pergjegjesia me e madhe dhe pasojat negative qe mund t'i kete vendi ne procesin e integrimit, vijne per shkak se qeveria nuk permbushi angazhimin ligjor, detyrimin ligjor dhe premtimin politik se zgjedhjet e 2009-es, do t'i plotesonin standardet.
-Megjithate, po e riformuloj pyetjen - ka nje koalicion fitues, qe drejtohet nga Partia Demokratike. Ne keto kushte, ne keto momente qe ndodhemi, pasi ka dale le te themi nje rezultat, nuk e quaj zyrtar, sepse duhet te ece edhe Kolegji Zgjedhor ne shqyrtimin e animimeve - Partia Socialiste, partia me e madhe ne opozite, a duhet te pranoje qe i ka humbur keto zgjedhje?
-Besoj qe procesi duhet te mbaroje i gjithe. Ky debat u hap edhe perpara se KQZ-ja te merrte vendimin per Fierin, i cili realisht vertetoi shqetesimin dhe i ktheu Partise Socialiste mandatin e nente. Perderisa nje proces nuk ka perfunduar ne te gjitha fazat, une do te thosha qe eshte plotesisht e arsyeshme qe fokusi i Partise Socialiste, me shume sesa tek humbja apo tek fitorja, eshte tek perfundimi i procesit ligjor, i cili mund t'i sjelle edhe nje mandat tjeter Partise Socialiste, nje skeme e qarte per t'i identifikuar te gjitha shkeljet, te cilat neser do te jene pjese e detyrimeve per te permiresuar kuadrin ligjor, por dhe implementimin real ne procesin zgjedhor. E treta qe duket shqetesuese, eshte keqperdorimi qe po vazhdon pas zgjedhjeve, me anetare mbeshtetes te Partise Socialiste, aty ku Partia Demokratike ka humbur. Sigurisht qe do te duhej te presim perfundimin ligjor. Edhe ne Amerike, u prit vendimi i Gjykates Kushtetuese dhe pastaj u shpall fituesi real ne garen Xhorxh Bush-Al Gor. Pra, nuk kemi pse te nxitojme per te shpallur humbjet pa perfunduar plotesisht procesi. Ndoshta perfundimi i procesit nuk do te ndryshoje kahun, por nga ana tjeter, do te tregoje diferencen reale, se pari midis Partise Demokratike dhe koalicionit te saj, dhe Partise Socialiste dhe koalicionit te saj. Pastaj, te gjitha oportunitetet per mazhoranca dhe koalicione, mbeten te vleresohen.
Megjithate, ka nje deklarim te qarte tashme qe Partia Demokratike do te qeverise se bashku me Levizjen Socialiste per Integrim, do t'i bejne se bashku mandatet per te qeverisur vendin. Nuk e sheh veten ende ne opozite Partia Socialiste?
Besoj qe nuk duhet te kete mbivendosje te prioritetit qe ka nje force politike. Pra, e para, perfundimi i procesit; e dyta, njohja saktesisht e rezultateve dhe diferenca me Partine Demokratike; e treta, vleresimi per legjitimitetin e zgjedhjeve, sepse nese keto zgjedhje certifikohen si zgjedhje qe nuk arriten standardet, nuk ka fitues real. Mund te kete mazhoranca qeverisese, afatgjata apo afatshkurtra, por nuk ka humbes real me shume sesa mazhoranca, e cila nuk permbushi ate obligim, qe nuk eshte deklarate politike, por ka impakte politike negative ne ekonomine e ketij vendi, per shkak te vonesave ne procesin e integrimit.
-Pra, ju po thoni me pak fjale se Partia Socialiste eshte humbese, por Partia Demokratike nuk eshte fituese e ketyre e zgjedhjeve?
-Qe Partia Demokratike nuk eshte fituese, patjeter qe kete e them me ze. Ndersa, kete te dyten e them pak me dhimbje.
-Nga ana tjeter, si e shikoni menyren se si po sillet lidershipi i Partise Socialiste ne keto momente? Ka akuza qe vijne edhe nga aleate te Partise Socialiste, se eshte ndjekur nje filozofi qe i ka shkaterruar ata - kujtoj qe Partia Socialdemokrate apo Demokracia Sociale tashme nuk perfaqesohen ne Parlament...
-Nuk mund ta anashkalojme faktin qe koalicioni, nuk ka funksionuar si i tere. Nese Partia Socialiste, per nga votat popullore ka rreth 40.08 dhe Partia Demokratike ka 40.01, kur vjen puna tek numri i mandateve, per shkak edhe te rezultateve me optimiste qe ne prisnim nga aleatet tane, te nje solidariteti dhe kohezioni me te mire te koalicionit, duket se nuk kemi maksimizuar rezultatin tone elektoral. Sigurisht qe keto debate do te vazhdojne. Une besoj qe me shume sesa per te negativizuar njeri-tjetrin dhe per te krijuar nje ambient disi "acid" midis nesh dhe kolegeve tane, ata do te duhet te jene pjese e nje analize me te qete, e cila duhet te ristartoje frymen e bashkepunimit. Partia Socialiste e ka te detyrueshme te kete nje strategji bashkepunimi ne rritje, jo vetem me partite e spektrit te majte, por edhe me faktoret e tjere sociale. Sigurisht qe lidershipi i Partise Socialiste, do te duhet te rikrijoje kredibilitet per partneritet dhe natyrshem ne momentin kur mazhoranca eshte e qarte dhe opozita eshte e qarte, do te duhej nje strategji per te rritur eficencen e opozites parlamentare.
-Cfare i mungoi Partise Socialiste konkretisht ne zgjedhjet e 28 qershorit, qe u paraqit me kete rezultat me pas?
-Po ta kemi parasysh edhe ne raport me sondazhet qe u bene nga kompani shume te mirenjohura, rezultati real i Partise Socialiste eshte besoj optimist ne ate qe arriti, por nuk u maksimizua si rezultat elektoral per nje mazhorance qeverisese, per faktore, te cilet i permenda. Domethene, fryma e bashkepunimit me aleatet, maksimizimi i bashkepunimit me ta, eliminimi i cdo gare te brendshme, disa here edhe te tensionuar midis perfaqesuesve te Partise Socialiste dhe aleateve tane, mungesa e harmonizimit per maksimizimin e votes se perbashket me shume sesa maksimizimin e votes si Parti Socialiste. Ishin nje sere faktoresh qe mund te na kishin ndihmuar neve, qe ate vote popullore, ta kthenim ne mazhorance qeverisese.
-Cfare pergjegjesie konkrete ka kryetari i Partise Socialiste ne gjithe kete zhvillim?
-Sigurisht qe Partia Socialiste ne vitin 2005, pas doreheqjes se ish-kryetarit te saj Nano, per t'i eliminuar eksperiencat negative nga partite e majta ne vendet evropiane, ne statutin e saj perfshin nje klauzole, qe kryetarit te partise, ne momentin qe nuk fiton zgjedhjet parlamentare, mandati i bie. Pra, nuk eshte problemi doreheqja, por krijohet nje vakuum, i cili kerkon zgjedhje te reja ne parti. Une do ta mendoja me shume sesa nje pergjegjesi individuale te kryetarit te partise, pavaresisht se ky sistem brenda funksionimit te partise i jepte me shume autoritet dhe me shume pergjegjesi kryetarit. Nese do te kemi nje analize, e cila ne fryme ka nje gare negativizimi per rolin e kryetarit, me shume sesa nje analize konkrete, une besoj se do te kemi plage te hapura brenda Partise Socialiste, qe do ta vonojne arritjen e nje kohezioni. Pra, nuk mund te kemi nje vleresim bardh e zi. Ne duhet te njohim se cfare solli te re ne drejtimin e Partise Socialiste, Rama dhe ku filozofia e tij nuk funksionoi realisht. Pastaj, veprimet statutore, une besoj se do te jene te respektueshme nga te gjithe.
-Edhe nga kryetari i partise?
-Partia Socialiste duhet t'i shpetoje krijimit te nje ambienti jobashkepunues, nje gare se cili, ke negativizon me shume, kush cilin ben me shume pergjegjes dhe rruga me e mire ne keto raste, prandaj eshte vepruar me qetesi ne vitin 2005, eshte respektimi i statutit. Ky respektim nuk duhet pare si nje mundesi per nje gare abuzive brenda Partise Socialiste, duhet pare si nje moment qetesie. Dhe njekohesisht, periudha deri ne plotesimin e nje procesi statutor per gare brenda partise, duhet te jete e tille qe te gjithe personalitetet e Partise Socialiste me shume te behen pjese e se ardhmes, sesa te vrapojne per te shkuaren.
-Si e shikoni kontributin e ish-kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano, ne gjithe kete proces te humbjes se Partise Socialiste ne keto zgjedhje? Ndikoi, nuk ndikoi, ishte i paperfillshem?
-Eshte akoma shpejt qe te bejme nje analize te detajuar dhe te thelluar. Ajo qe une do te kisha shpresuar eshte qe ish-kryetari i partise, edhe ne shenje mirenjohjeje per forcen politike, te cilen e krijoi, e modernizoi, e solli ne pushtet per tete vjet, te kishte nje angazhim me te drejtperdrejte, me publik dhe me pozitiv per sfidat e Partise Socialiste ne zgjedhjet parlamentare.
-Ndoshta e kerkoi, por nuk iu ofrua. Kam parasysh ketu listat e kandidateve per deputete, ku ai nuk u pranua...
-Me pervojen, me eksperiencen, besoj qe e kishte te lehte per t'u angazhuar edhe kur mundesite ishin te kufizuara, nese i vlereson se ishin te kufizuara.
-Si e shikoni raportin e Partise Socialiste me Levizjen Socialiste per Integrim, kur kjo e fundit ka deklaruar tashme se do te bashkepunoje me Partine Demokratike ne qeveri? ----Kater vitet e ardhshme a do te duhet qe t'i sjellin ne te njejtit llogore, keto dy forca politike?
-Sot, te pakten sipas analizave te te gjithe politikologeve, duke e ndjekur cfare ndodh edhe ne vendet e tjera ne jeten politike, si jane raportet midis te majtes e te djathtes, pse e majta ne disa vende nuk eshte ne pushtet, per shkak te fragmentizimit te saj, per shkak te nje gare disi edhe tekanjoze te personaliteteve, besoj qe per cdo force politike, e cila synon pushtetin, e cila synon te kthehet ne nje mazhornace, per t'i permbushur me mire ambiciet e saj, sigurisht qe fryma e opsioneve te hapura, fryma e mundesive te se nesermes per partite e spektrit te majte dhe per aleate potenciale nga shoqeria civile dhe faktore te tjere pozitive, duhet te jete pjese e nje mentaliteti qe vjen dhe behet me dominues. Ne duhet ta largojme Partine Socialiste, ose pjese te lidershipit te saj, nga ideja qe nje humbje perballohet me mire me nje fryme militante, sesa me nje kendveshtrim me afatgjate. Pra, ne zhvillimet e ardhshme, Partia Socialiste duhet te orientohet gjithnje e me teper nga respekti maksimal per mbeshtetesit e saj, por me mundesi ne rritje dhe per faktore te tjere politike dhe shoqerore. Ne rast te kundert, pjesa militante eshte cilesi shume e mire e Partise Socialiste, por nga pikepamja numerike eshte e pamjaftueshme per te na rikthyer ne pushtet.
-Z. Malaj, edhe nje pyetje, deri ne keto momente se si po zhvillohen ngjarjet, ju shikoni ndonje tendence nga ana e Partise Socialiste per te pare ne gjithe kete filozofi qe ka ndjekur deri tek procesi zgjedhor per t'u thelluar me tej, per te marre secili pergjegjesite e veta?
-Ne menyre njerezore, sigurisht se politikanet se pari jane qenie sociale. Momenti i tanishem kur rrezikohet ne opozite tetevjecare, eshte nje moment ne te cilin nuk mund te presesh qe lidershipi i Partise Socialiste, ne menyre urgjente dhe te menjehershme te merret me analiza kaq te thella dhe pastaj me riorganizimet e domosdoshme, per te krijuar optimizmin real. Keshtu qe ne kete moment, fokusi yne dhe besoj fokusi i te gjitheve ne Partine Socialiste, e ritheksoj edhe nje here, eshte nje perfundim total i procesit ligjor. Te shikojme certifikimin, nderkohe qe ne mendojme se legjitimiteti i ketyre zgjedhjeve eshte cenuar rende nese ato do te certifikohen me standarde te paplotesuara dhe me ate refrenin, qe edhe ju me pyetet qe gjithmone theksohet, nje hap perpara ne raport me zgjedhjet e meparshme, por larg standardeve evropiane. Sigurisht se analizat ne Partine Socialiste jane analiza te sfidave dhe jo te problemeve te trasheguara.
-Mbase eshte heret per te bere kete pyetje, ne baze edhe te zhvillimeve ne Partine Socialiste, por z. Malaj a ka ndonje lidhje konkrete emri juaj, me kreun e Partise Socialiste?
-Une e kam theksuar se angazhimi ne politike eshte dicka inspirues. Sigurisht, njerezit ne politike preferohet te jene ambicioze, pra me pelqen me shume nje politikan ambicioz, sesa te jete "shikues lajmesh". Ne raport me zhvillimet ne Partine Socialiste dhe vetem me nje sens pozitiv si te maksimizojme bashkepunimin brenda partise sone, si te maksimizojme eficencen me aleatet tane, si te jemi te hapur ne kompromiset e nevojshme, te cilat na sjellin ne pushet dhe na japin nje cilesi te mire te qeverisjes se vendit ne sfidat e ardhshme. Patjeter qe mbetem ambicioz se nese do te kete nje gare, te jem pjese e kesaj gare, duke respektuar te gjitha detyrimet per nje solidaritet maksimal me te gjithe ata qe do te konkurrojne dhe nje detyrim maksimal, me te gjithe votuesit qe do te votojne.