E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë e ngrica deri në fund të javës

Temperaturat e uleta, te shoqeruara nga rreshje te debores, do te vazhdojne edhe ne ditet ne vijim. Metereologet thone se zonat malore, si dhe  disa qytete ne jug te vendit, kane marre rreshje te konsiderueshme debore, nderkohe qe ato do te vazhdojne te jene te tilla edhe ne fundjave.

"Nga veriu, që nga Bajram Curri, Pukë, Mirditë po dhe juglindje, Pogradec, Korcë, Ersekë dhe disa qytete të jugut, Tepelenë përmet Gjirokastër do të marrin rreshje të dendura dëbore", tha Lajda Porja, meteorologe.

Situata sinoptike, pritet te  permiresohet dhe termometri te shenoje vlera, mbi zero grade vetem pas dites se marte te javes qe vjen. "Duke filluar qe nga data 21 parashikohet që të kemi rritje të ndjeshme në vlerat minimale duke bërë që i gjithë territori shqiptar të ketë temperatura mbi zero", vijoi ajo.

Meteorolget thone se krahas rreshjeve te debores, te cilat  si pasoje e intensitetit te tyre, pritet te sjellin veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve ne akse te ndryshme rrugore, edhe era, shpejtësia e se ciles do te shkoje 65 km ne ore  mesnaten e se premtes, do te sjelle veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve lundruese ne det.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›