E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shkollat e mesme pa ngrohje

Nese ne shkollat 9-vjecare ne Tirane ka sistem ngrohjeje, ne shkollat e mesme mungon. Gjimnazistet bejne mesim, sikur te ishin ne ambient te hapur, pasi temperatura ne klase eshte me ate jashte saj.

Por edhe per kete ngrohese qe eshte sjelle nga vete nxenesit e shkollave, ata duhet te mbajne radhen. Pavarisht se prej kohesh eshte premtuar, madje ekziston dhe nje projekt nga bashkia e Tiranes, per futjen e sistemit te ngrohjes, serisht e vetmja zgjidhje , per nxenesit e ketyre shkollave eshte te vishen sa me trashe.

"Një pjesë të klasës ne i kemi nga veriu, që nuk marrin as rreze dielli, sadopak diell të dali në këto ditë të ftohta. Kështu që, është shumë ftohtë, është e vërtetë. Unë di që është një projekt për sistemin e ngrohjes nëpër shkolla, por mendoj që ai projekt duhet të shtrihet dhe në shkollat e mesme, dhe uroj shumë që të bëhet", tha Luljeta Basha, drejtoreshe e shkolles se mesme "Partizani".

Temperaturat e uleta ne minus disa grade sapo kane filluar, nderkohe qe ato sipas meteorologeve priten te zgjasin edhe ne ditet ne vijm. Madje nje parashikim i pergjithshem, i tyre, eshte se kete vit dimri do te jete i lagesht dhe i ftohte.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›