E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora, Ministria e Brendshme fond 400 mln lekë për hapjen e rrugëve

TIRANE-Ministria e Brendshme alokoi sot fondin prej 400 milionë lekësh me qëllim hapjen e rrugëve nga bora në qarqet që prej ditësh janë mbuluar nga bora.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani bëri të ditur sot se paratë që jepen nga fondi i kësaj ministrie janë destinuar vetëm për hapjen e rrugëve.
“Fondi do vihet në përdorim nga administrata e këtyre qarqeve për të kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për hapjen e rrugëve komunale dhe atyre në bashki do të jepet vetëm për për hapjen e rrugëve”.
Nishani theksoi më tej se ky fond do t`u vihet në dispozicion administratave të qarkut të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës për t`u përdorur për kontraktimin e mjeteve që do të punojnë për pastrimin dhe hapjen e rrugëve të bllokuara.

Ministri u bëri thirrje banorëve të solidarizohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në pastrimin e borës nga catitë.
“I adresohem banorëve të zonave që na nevojitet angazhim dhe solidaritet për përballimin e problematikave. Ata të angazhohen për të pastruar çatitë e banesave nga sasia e madhe e borës, pasi ky është rrezik evident” shtoi më tej Nishani.

Nishani gjithashtu garantoi se qeveria ka fonde të mjaftueshme për përballimin e situatës ndërsa shtoi se fondi prej 400 milionë lekësh është nga fondi i Ministrisë së Brendshme për emergjencat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›