E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e izoluara, Nishani: 40 mln lekë për zhbllokimin e tyre

Tiranë- Situata e krijuar në vendin tonë për shkak të motit të keq ka bërë që qeveria shqiptare të akordojë një fond prej 40 milionë lekësh për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.

Kështu ka bërë të ditur në një konference për shtyp, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani sipas të cilit shuma e akorduar do të përdoret për zhbllokimin e rrugëve të bllokuara në veri dhe jug të vendit. Pasi sipas Nishanit kjo ka qënë një ndër kërkesat primare të krerëve të zonave të izoluara.

Po ashtu minsitri ka bërë thirrje për të gjithë banorët që të kontribuojnë në lehtësimin e situatës, duke filluar që nga pastrimi i çative të banesave të tyre prej dëborës.

I adresohem banorëve të zonave që na nevojitet angazhim dhe solidaritet për përballimin e problematikave. Ata të angazhohen për të pastruar catitë e banesave nga sasia e madhe e borës, pasi ky është rrezik evident- deklaroi Nishani.

Ndërkaq zonat e Korçës, Kukësit, Dibres dhe Shkodres, të etikuetuar si me ploblematiket sa i takon izolimit nga dëbora, do të përfitojnë nga fondi për të kontraktuar borëpastruese.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Nishani: Moti do përkeqësohet, të krijohet Shtabi i Emergjencave Civile Tiranë- Përkeqësimi i motit ka detyruar Ministrin e Brendshëm, Bujar...
  2. Azil në BE me dokumenta fallco, Nishani: Ndjekje penale ndaj shkelësve Tiranë- Ndjekje penale dhe masa ndëshkimore për të gjithë ato...
  3. “Ngrin” Shqipëria, ushqime me helikopterë në 28 komunat e izoluara Acari dhe dëbora po mbajnë të izoluar prej mëse një...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›