Moti i keq, Rama: Të bashkojmë forcat për përballimin e emergjencave
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shprehu gatishmërinë e opozitës për të bashkëpunuar me qeverinë në përballimin e situatës së vështirë të krijuar si pasojë e motit të keq.
Duke i cilësuar të pamjaftueshme masat e ndërmarra nga qeveria, kryesocialisti theksoi se në këto kushte duhet të bashkohen forcat për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.
“Nëse shumica ka vullnet për të bashkëpunuar me opozitën në një plan të përbashkët qoftë për krizën energjetike apo përballimin e emergjencave. Ne jemi të gatshëm. Ajo që po bën qeveria nuk mjafton është e rëndësishme të mbledhim forcat dhe të bëjmë gjithçka çfarë mundemi sot, pasi nesër mund të jetë shumë vonë.”- deklaroi Rama, në një deklaratë për mediat nga selia rozë.
Sipas shefit të opozitës, qytetarët po provojnë në kurriz rënien e shtetit dhe pafuqinë e tij, pasi janë gjendur të vetëm përballë vështirësive të shkaktuara nga moti i keq.
“Këto nuk janë orë për të përfituar politikisht, por as për të heshtur, Qeveria të mos fshihet pas mbledhjeve dhe deklaratave boshe. Qeveria nuk ka plan, as sens bashkëpunimi, nuk ka as struktura mbështetëse për emergjencë të këtyre përmasave.”- u shpreh Rama.
Ndër të tjera kryesocialisti shprehu shqetësim për rrezikun e një kolapsi energjetik, që sipas tij po i afrohet vendit.
“Kriza energjetike po troket fort në derë, prerjet e energjisë po ndjehen kudo dhe mesa duket do të vazhdojnë të shtohen. Rreziku i kolapsit energjetik është prapa derës.”- tha Rama.
Ndërkohë Rama shprehu ngushëllime për tragjedinë e rëndë në Kosovë, ku 10 persona humbën jetën nga një ortek dëbore.
(er.nu/BalkanWeb)