Servet Pëllumbi: Qeveria e dështuar, opozita e vonuar
Profesori socialist, Servet Pëllumbi e ka ndjekur situatën e rënduar nga bora, në zona të shumta të vendit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai e cilëson “të dështuar” qeverinë, në përballimin e situatës, ndërsa për opozitën tha se “edhe pse me një farë vonese, e ka bërë detyrën e saj”.
I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, Pëllumbi është shprehur edhe për zgjedhjen e Presidentit. Ai kujton se e ka shprehur opinionin e tij, që Presidenti duhet të zgjidhet përmes dialogut, për vetë situatën ku ndodhet politika shqiptare. Profesori socialist parashikon se me zgjedhjen e Presidentit edhe këtë herë nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga herët e tjera.
“Kur vete deri atje ku s’mban më, atëherë i thërresin mendjes për ta zgjidhur situatën, ose për t’iu nënshtruar ndonjë presioni që është i natyrshëm, në raste të tilla. Edhe kjo situatë mua ma merr mendja ashtu ka për të shkuar”, thotë ai.
Pëllumbi u shpreh edhe për situatën brenda Partisë Socialiste, debatet e krijuara pas ndryshimit të të deleguarve të kryesisë në rrethe të ndryshme. Ai nuk e quan ndonjë problem, ndarjen e re të zonave për anëtarët e kryesisë dhe shprehet se nuk ka pse të jetë problem kjo, për shkak se anëtarët e kryesisë janë pjesë e një forumi udhëheqës, që duhet të drejtojë të gjithë partinë dhe jo rrethe të veçanta.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/GSH/BalkanWeb)