E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, Braçe: 4 kushtet që PS duhet t’i vërë Berishës

TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe i propozon partisë ku bën pjesë, që të mos pranojë asnjë lloj konsensusi me Partinë Demokratike, në rast se kryeministri Berisha nuk garanton disa kërkesa të opozitës për zgjedhje të lira e të drejta.

Në një koment, në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Braçe shprehet se: “Sali Berisha kërkon të vjedhë përsëri e përsëri”. Ai rendit 4 pika, për garantimin e zgjedhjeve të lira, të cilat sipas tij, do të duhet që t’i plotësojë dhe t’i zbatojë mazhoranca dhe kryeministri.

“Listat e zgjedhësve reale, të ndershme, të kontrollueshme dhe elektronike; Kartat e identitetit të kontrollueshme elektronikisht; Numërimi elektronik i çdo vote, transparent dhe lehtësisht i verifikueshëm; Reklama qeveritare e financuar nga paratë publike-e ndalur”. Janë këto katër kushtet, që deputeti socialist, rendit për t’ia propozuar edhe kolegëve dhe lidershipit socialist.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›