E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëntë të humbur prej 15 ditësh në Lekbibaj të Tropojës (VIDEO)

Share

Situata në zonat e thella të Tropojës është alarmante. Prej 15 ditësh 9 persona në zonën Curraj e Epërme të fshatit Lekbibaj, kanë humbur kontaktet me familjaret e tyre. Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej personave të humbur ka kërkuar sot ndihmën e shtetit për të mësuar mbi fatin e familjarëve. Ky është apeli i dyte që vjen përmes Vizion Plus, pasi të dielën, në 12 shkurt, u publikua alarmi i kryetarit të komunës Nikaj Mërtur, Gëzim Meshaj për të humburit. Tashmë Meshaj ka deklaruar se prej 10 ditësh i ka dërguar letër instancave shtetërore për të dërguar një helikopter për të parë nga afër situatën në këtë zonë të thellë. Sipas kreut të komunës, në Curraj të Epërm banojnë vetëm 9 personat e humbur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›