Grabitet makina e deputetit Marko Bello
Share
Një telefonatë në drejtorinë e policisë së qarkut të Tiranës ka sinjalizuar sot rreth orës 14.30 dëmtimin dhe grabitjen brenda automjetit të deputetit socialist Marko Bello, raporton shqiptarja. Ngjarja ka ndodhur në zonën Komuna e Parisit në garazhin e pallatit ku jeton deputeti socialist. Sipas burimeve policore, automjetit me targa Tr 1402 C i është thyer xhami i pasëm dhe më pas janë grabitur disa sende personale. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dy automjete të tjera, të parkuara në të njëjtin garazh të pallatit ku jeton Marko Bello. Policia ka nisur hetimet për autorët e grabitjes.