Shkarkohet Benitez?

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 17:10
Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Rafael Benitez.
Nën titullin “Benitez e fuori” (Benitez është jashtë) gazeta ka njoftuar se spanjolli do ta humb punën e tij, edhe pse udhëhoqi Interin drejt triumfit në Kampionatin botëror të klubeve në Abu Dhabi të shtunën.
Benitez ka thënë se Moratti duhet ta përkrahë me përforcime të reja ose t’ia shkëputë kontratën. Sipas Gazzettas, Moratti ka vendosur për këtë të dytën, largimin e Benitezit nga klubi.