Bora, bllokohet rruga Kapshticë-Kozanë
KORCË- Reshjet e borës të rëna në Kapshticë dhe Kozanë kanë pezulluar kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë për sot dhe nesër, në këtë pikë kufitare.
Kjo masë është marrë nga pala greke, për shkak të reshjeve të dendura që bien në Kozanë.
“Bora ka krijuar trashësi në rrugë mjetet nuk kalojnë dot, janë të detyrueshëm zinxhirët për mjetet e vogla”, thuhet nga policia greke e konsideron të rrezikshme kalimin për mjetet.
Edhe në Korcë situata paraqitet problematike. Prefekti i Korçës, Andrea Mano sqaron se “Në ditët në vijim me ngrica do të ketë në rrugë gatishmëri 24 orë, pasi priten emigrantë për festat”.
(ma.ar/BalkanWeb)