Bora bllokon gjysmen e vendit

Acari dhe bora izolojne Veriun dhe Verilindjen nga pjesa tjeter e vendit. Zonat e thella malore, dyqanet dhe tregtaret e artikujve ushqimore presin ndihmen e autoriteteve vendore, pasi situata mund te perkeqesohet megjithese jane marre masat paraprake. Mengjesin e djeshem, Komanda e Forces se Bashkuar ka nisur ne drejtim te Qafes se Malit nje njesi per te perballuar emergjencat, ndersa jane urdheruar 40 trupa qe te jene ne gatishmeri per emergjencat e transportit te te semureve dhe furnizimit me ushqime. Qarqet me problematike jane ato te Kukesit, Dibres dhe Shkodres. Llogariten qe te jene te izoluara mbi 25 komuna dhe mbi 150 mije banore.
Shkoder
Problematike ne qarkun e Shkodres mbetet situata ne zonen e Pukes dhe Kelmendit te Malesise se Madhe. Kryetari i komunes Kelmend, Ndue Lelcaj, tha se situata ne kete rajon eshte shume serioze dhe jane te izoluar 6500 banore. Shtabi i Emergjencave vleresoi se keto zona jane pothuajse teresisht te izoluara nga bora qe shkon ne mbi gjysme metri trashesi. Pervec rrugeve te pakalueshme nga bora, reshjet kane vazhduar edhe pergjate dites se djeshme, duke izoluar komunat e Iballes dhe te Qelzes. Ne Malesine e Madhe jane te bllokuara nga bora edhe komunat Shale dhe Shosh. Probleme ka edhe ne Theth, Tamare, Vermosh e Dukagjin.
Diber
Trashesia e bores ne Peshkopi dhe ne qytetin e Bulqizes ka arritur deri ne 60 cm.
Bllokimi i rruges kombetare ka sjelle edhe izolimin e zonave te Shupenzes apo fshatrave te Burrelit e Bulqizes. Po keshtu edhe zonat e Kalase se Dodes, Selishtes, Zalle Dardhes, Recit, Lures, Klenjes, Ostrenit, Derjanit, Macukullit, Xibrit, etj., jane te bllokuara nga bora.
Lezhe
Edhe qarku i Lezhes eshte cilesuar problematik nga Shtabi i Emergjencave, ku jane bllokuar rruget kryesore dhe disa zona te banuara ne Milot, Rreshen, Shpal, Shkopet, Zejmen dhe Balldre. Veshtiresi ka edhe ne Fan, Orosh, Kurbnesh, Kashnjet, Dajc e Zadrime.
Kukes
Qarku i Kukesit eshte izoluar krejtesisht nga bora e rene pergjate fundjaves. Banoret e zonave rurale e kane te pamundur te levizin dhe komunat nuk arrijne te kryejne komunikim me pjesen urbane. Prej tre ditesh jane izoluar zonat rurale te rrethit te Hasit, Krumes dhe Tropojes, nderkohe qe trashesia e bores arrin ne mbi nje meter. Sipas kryetarit te bashkise Krume, Bardhyl Peka, trashesia e bores ne kete zone arrin ne 1,2 metra dhe borepastrueset po punojne per zhbllokimin e rrugeve. Kurse disa fshatra prej disa ditesh jane pa energji elektrike. Ne Tropoje ka probleme ne zonat e Valbones, Lekbibajt, Rragamit, e Padeshit dhe nenprefekti Syl Smajlaj kerkoi nderhyrjen e menjehershme.
Policia: Sherbim 24 oresh ne rruge
Policia e Shtetit u rekomandoi diten e djeshme drejtuesve te automjeteve qe gjate levizjes se tyre ne drejtim te akseve rrugore ku paraqiten probleme te perdorin zinxhiret.
Pergjate akseve problematike jane vendosur patrulla te shumta policore, duke garantuar nje sherbim 24 ore pa nderprerje, per t'i ardhur ne ndihme qytetareve qe levizin ne keto akse rrugore, si dhe per te parandaluar aksidente te mundshme. Problematike vleresohet situata ne Qafen e Malit, zonen e Dibres dhe ne Qafe Thane. Mesohet se pergjate segmenteve te ndryshme ka ndodhur nje aksident i rende ne Gjirokaster dhe disa te tjere me perplasje mjetesh.
Qafe-Thana
Moti i keq i shoqeruar me stuhi debore, ere dhe ngrica ka bllokuar per disa ore aksin rrugor Librazhd-Pogradec ne lartesite e Qafe-Thanes. Ne shume prej automjeteve qarkullonin emigrante te cilet ishin nisur drejt Kapshtices per te kaluar ne shtetin fqinj, Greqi, nje pjese prej te cileve jane kthyer pas.