Bora bllokon veriun

Trashesia e bores i ka bere te pakalueshme disa segmente rrugore ndersa ne te tjerat kerkohet vendosja e zinxhireve. Ne aksin Kukes-Qafe Shllak rruga eshte e kalueshme me zinxhire, rruga ne drejtim te Shishtavecit eshte e bllokuar.
Po ashtu, e bllokuar eshte edhe rruga Kukes-Peshkopi. Ne aksin Kukes-Krume kalohet vetem me zinxhire ndersa me tej per ne Qafe-Prush rruga eshte e bllokuar se bashku me fshatin Letaj.
Rrugët rurale mbeten gjithashtu të bllokuara. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Prefekturë u këshilluan manovratorët të bëjnë kujdes nga orteqet ndërsa situata e furnizimit me ushqime në komuna nuk u cilësua si emergjente.
Ne gjendje te veshtire ndodhet edhe qarku i Dibres. Shtabi i Emergjences eshte mbledhur dhe prej dites se djeshme ne shume akse rrugore ka nisur te punohet me fadroma per te hapur rruget.
Zona e Lures eshte teresisht e bllokuar po ashtu edhe Ostreni, ndersa nga kalaja eDodes ka patur levizje por shtabi i emergjences e cileson kete zone si te bllokuar. Nderkohe eshte normalizuar levizja ne aksin rrugor Librazhd-Qafe-Thate por problematike mbeten zonat e thella qe jane teresisht te bllokuara nga bora.
Moti i keq bora dhe ngricat kane demtuar edhe linjat e tensionit te larte duke krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike.
Pjeserisht me zinxhira qarkullohet ne disa pjese te rruges si ne Murrash, Librazhd, Dragostunje, Urake-Qafe Thane. Problem mbeten akset e rrugeve rurale konkretisht aksi rrugor Librazhd Stebleve, ku automjetet shkojne deri ne fshatin Zgosht me pas kalimi per ne Stebleve eshte i pamundur, po keshtu i pakalueshem eshte edhe aksi rrugor Manastrec-Stravaj, Polis Gure-Shpates, Vilan-Sopot, Orenje-Gurakuq si dhe Rrjace Fushe -Rrajce Skenderbej, ku trashesia e debores ne keto fshatra arrin nga 80-100 centimetra.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code