E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në Gjirokastër rinisën reshjet e shiut ndërkohë temperaturat në rajonin jugor vijojnë të ulen

Gjatë 24 orëve të fundit, rajoni jugor, në lartësinë mbi 150 metra mbi nivelin e detit, është përfshirë nga reshjet e shiut, por që nuk kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës pohuan sot  se reshjet e shiut që po bien furishëm qysh në orët e vona të mbrëmjes se djeshme, nuk kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në segmentet kryesore rrugore, pavarësisht temperatura të ulta dhe mjegullës së dendur.

Të njëjtat burime konfirmojnë se në tre rrethet e rajonit jugor, Tepelenë, Përmet dhe Gjirokastër, janë marrë të gjitha masat për të përballuar ndonjë situatë të pazakontë, pasi në ditët në vazhdim temperaturat pritet që të ulen në disa gradë dhe rreshjet e shiut do të vazhdojnë  edhe gjatë 48 orëve të ardhshme.

Ndërkohë, mësohet se qarkullimi në segmentin rrugor Ballsh-Kakavijë, me gjatësi rreth 150 kilometra, është i sigurtë dhe aktualisht në këtë aks rrugor qarkullojnë qindra automjete në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes. “Në të gjithë aksin rrugor kombëtar janë ngritur postoblloqe të shumta dhe punonjësit e policisë rrugore po i orientojnë drejtuesit të zbatojnë rregullat e qarkullimi rrugor, për shkak të mjergullës dhe rreshjeve të shiut", tha Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›