E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësisht reshjeve të dëborës rrugët në Korcë janë të kalueshme

Reshjet e shumta të dëborës të rëna mbrëmjen e djeshme  dhe pothuajse gjatë gjithë natës,  me trashësinë e tyre kanë krijuar një situatë emergjente  për ndërhyrje në pastrimin e rugëve nacionale dhe ato rurale të rajonit të Korçës.

Rënia e këtyre reshjeve me një trashësi reth 30 centimetra në zonën e Korçës dhe gati 60 centimetra në zonën e Mokrës ( Pogradec)  aktualisht është e përballueshme për qarkullimin e mjeteve dhe mbajtjen hapur të rugëve nacionale dhe ato rurale që lidhen me qëndrat e komunave.

Lidhur me situatën e krijuar nga rënia e këtyre reshjeve, shtabi i emergjencave në Prefekturën e Korcës  ka mbajtur gjendjen nën kontroll duke parë nga afër gjendjen e rugëve më problematike mbrëmjen e djeshme sidomos në Qaf-Thanë, ndërsa sot Prefektja Elfrida Zefi, ka mbledhur për herë të dytë shtabin e emergjencës për të analizuar masat e përballimit të kësaj situate.

Drejtues të ndërmarjeve dhe institucioneve të ndryshme, e raportuan situatën e krijuar nga rënia e reshjeve të dëborës të rënduar, por jo problematike përsa i përket bllokimit të rugëve apo izolimit të zonave malore. Në këtë takim të shtabit të emergjencave në Prefekturën e Korçës, u bë e ditur se në rajonin Juglindor nuk ka asnjë zonë të izoluar nga dëbora dhe të gjitha akset rugore janë të kalueshme me përdorimin e zinxhirave. Ndërkohë, nuk është regjitruar asnjë aksident automobilistik, por probleme të vogla janë krijuar në furnizimin me energji elektrike për shkak të dëmtimit të shtyllave në komunën e Moglicës ( Korcë) fshatin Sheqeras të këtij rethi si dhe për 12 familje në qytetin e Ersekës.

Prefektja Zefi, sqaroi se " që në orën 04.00 të mëngjesit është ndërhyrë në akset kryesore të rugëve nacionale për hedhjen e skorjeve dhe kripës" ndërkohë që kërkoi  më shumë kontakte e kontrolle të firmave private,që kanë marë përsipër mirëmbajtjen e rugëve nacionale. 

Sipas saj,  ndërhyrja që në orët e para të mëngjesit me hedhjen e skorjeve , kripës dhe  mjeteve borëpastruese, është kryer  për të  siguruar një lëvizje sa më normale të emigrantëve që kthehen për në Greqi, por edhe të studentëve që rifillojnë procesin mësimor ditën e hënë. Për  këtë është ndërhyrë më shumë në rugët nacionale Korcë-Pogradec dhe Korcë- Kapshticë, por edhe në qafat e zonave malore ku trashësia e borës është më e madhe dhe ka rezik për bllokime rugësh. Prefektja Zefi, në mbledhjen e shtabit të emergjencës kërkoi më shumë vëmendje për pastrimin e rugëve rurale në mënyrë që të mos ketë pengesa për procesin mësimor që rifillon ditën e hënë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›