E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Librazhd-Përrenjas e kalueshme me zinxhirë

Të gjitha akset nacionale të rajonit të Elbasanit nuk përbëjnë problem në qarkullimin e mjeteve. Situata paraqitet problematike vetëm në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, si pasojë e dëborës rënë një ditë më parë. Por edhe në këtë aks, drejtuesit e mjeteve qarkullojnë lirshëm duke përdorur zinxhirët, pasi rruga vazhdon të jetë e ngrirë nga akulli dhe dëbora.

Gjithashtu, situata paraqitet normale edhe në aksin rrugor Elbasan – Qafë Krrabë – Tiranë.   Shirat e rënë një natë më parë si dhe ditën e sotme nuk kanë shkaktuar asnjë problem, apo aksident në akset rrugore të sipërpërmendura.

Zëdhënësja e policisë së qarkut të Elbasanit, Valbona Begaj, tha se “ në të gjithë rajonin e Elbasanit dëbora e rënë një ditë më parë ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, por asnjë aksident. Edhe ditën e sotme situata është normale dhe të gjithë drejtuesit po përdorin zinxhirët për të kaluar nga Librazhdi drejt Pogradecit, Komunave Lunik – Stravaj, e Stëblevë”. 

Shirat, që vazhdojnë të bien në qarkun e Elbasanit, nuk kanë shkaktuar probleme. Tek vendi i qujtur “ Kthesat e Murrashit” si dhe në aksin Peqin – Papërr, punëtorë të ndërrmarjes së rrugëve rurale, kanë punuar gjatë të gjithë natës për të pastruar masivin e dherërave dhe gurëve, të cilat kanë rënë nga shpati i kodrës.

Në të gjitha akset rrugore ku ka probleme me qarkullimin e mjeteve, janë dislokuar efektiva të policisë rrugore, me qëllim që në cdo rast qarkullimi të jetë i lirshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›