E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora dhe ngricat problem verilindja dhe juglindja

TIRANE- Qarkullimi i mjeteve në pjesën më të madhe të vendit si rezultat i reshjeve të shumta të dëborës paraqitet me probleme, njoftoi sot Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
Sipas MPPT-së, aket rrugore në zonat verilindore dhe juglindore paraqesin edhe vështirësitë më të mëdha për qarkullimin e mjeteve përshkak të ngricave.
Në akset rrugore Shkodër – Pukë - Fushë Arrëz, Fushë Arrëz–Qafë Mali-Fierzë, Qafë Mali - Qafë Shllak, Qafë Benë – Fushë Arrëz Koplik – Bogë, Kukës - Morinë, Kukës - Draj Reç: Qarkullimi kryhet me zinxhirë dhe me vështirësi nga Domaj deri ne Draj , Kukës - Qafë Shllak Kukës – Krumë, Kukës – Shishtavec, Fierzë – B. Curri – Morinë, B. Curri – Krumë, Kam-Krumë qarkullimi i mjeteve është i lejueshëm vetëm me zinxhirë.

Po kështu sipas MPPT-së, në aksin rrugor Skuraj-Burrel-Bulqizë-Peshkopi, rruga është e bllokuar në Qafë Bualli, Unaza e Bulqizës dhe Ura e Qytetit. Qarkullimi kryhet me zinxhirë nga Qafë Dushk - Qafë Bualli – Ura e Qytetit. Në aksin rrugor Peshkopi- Qafë Drajë qarkullimi i automjeteve kryhet me zinxhirë.

Aksi rrugor Qafë Bualli -Krastë është i bllokuar, por MPPT njofton se po punohet për normalizimin e situatës.
Aksi Ura Cerenecit – Stëblevë deri në Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet me zinxhirë, pjesa në vazhdim është e bllokuar, ndërsa punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për hapjen përfundimtare.
Në qarkun e Korçës është punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve duke siguruar një qarkullim pa probleme. Në aksin Korçë-Boboshticë – Dardhë qarkullimi kryhet me zinxhirë, ndërsa në 9 km i fundit është i bllokuar.
Në aksin rrugor Librazhd – Stëblevë lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë nga Luniku në Stëblevë, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës.
Në segmentin rrugor Trau Dajt-Martanesh qarkullimi kryet me zinxhirë nga Qafë Priska-Martanesh, ndërsa vazhdon puna për shpërndarjen e kripës.

Në qarkun e Fierit sipas MPPT-së, në fund të superstradës Lushnje – Fier ka rritje të nivelit të ujit mbi rrugë, që vështirëson qarkullimin e mjeteve të vogla, dhe lëvizja e tyre po bëhet nga rruga e vjetër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›