E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy demonstrues të dhunshëm në pranga

Herët në mëngjes u arrestua shtetasi Behar Hasan Muja, 44-vjeç, banues në Kukës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë në bazë të urdhrit të prokurorit datë 26.01.2011, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur në mënyrë sistematike me sende të forta punonjësit e policisë. Gjithashtu, mbrëmë u arrestua shtetasi Brahim Taip Elezaj, 55-vjeç, banues në Levan, Fier.

Në bazë të urdhrit të prokurorit date. 26.01.2011, ky shtetas më datë  21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur në mënyrë sistematike me sende të forta punonjësit e policisë. /Start/

                                                                                             2011-01-28 11:04
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›