E Diel, 1 Nëntor 2026

2 ish-Presidentët takim me Topin: Të shmangen tubimet

TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot dy ish-Presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, me të cilët zhvilloi një bisedë të përqendruar në situatën politike të krijuar nga ku kane bere thirrje qe per momentin te shmangen te gjitha tubimet si protesta dhe demonstrata, pasi nuk do ti sherbenin zgjidhjes se situates ku ndodhet aktualisht vendi.

Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se në takimin e tre personaliteteve u dënua dhuna e ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmet verbale kundër institucioneve, rendit publik dhe vetë jetës së qytetarëve.
Në takim u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit të çfarëdolloj tubimi masiv publik. “Mund të shkaktojë ngjarje të padëshirura, e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe komunikimeve me tone të qeta, të maturuara dhe mendimet vizionare në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë – që do të ishin hapat e parë konkretë në kërkim të zgjidhjes së drejtë për të dalë nga kjo gjendje, e cila cënon demokracinë në vend dhe dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë”, theksohet në deklaratën për shtyp të Presidentëve.

Nga ana e tyre, dy ish-Presidentët vlerësuan lart rolin moderator dhe të ekuilibruar të Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe apelet e vazhdueshme të tij për partitë politike, ku bëhet thirrje për vendosjen e dialogut politik, konstruktiv, thelbësor në shërbim të interesave të vendit dhe të qytetarëve të tij si garant i Kushtetutës dhe i unitetit të popullit.

Zoti Meidani dhe zoti Moisiu u shprehën se mbështesin fort rolin e Kryetarit të Shtetit duke nëvizuar rëndësinë e institucioneve të pavarura, theksuan nevojën urgjente për rikthim në normalitetin politik institucional si dhe që politika dhe udhëheqësit politike duhet të ndalin menjëherë çdo sulm ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese.
Njëkohësisht u vu në dukje domosdoshmëria për t’u lënë hapësirën dhe kohën e nevojshme organeve të specializuar ligjore që të zhvillojnë një hetim tërësor, profesional, transparent e të paanshëm.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kriza, Topi pret kryesuesin e OSBE dhe ish presidentët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›