E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në Tunelin e Kalimashit

KUKES-Reshjet e borës të rëna me intensitet gjatë pasdites së sotme kanë shkaktuar një situatë jo të zakonte në hyrje të tunelit të Kalimashit. Bora që kishte arrritur rreth 10 cm e ndihmuar nga erërat e ftohta ka krijuar ngrica duke shkaktuar vështirësi të madhe në qarkullimin e automjeteve.
Në zonë nuk ka asnjë borë pastruese apo punonjës pastrimi.

Vetë udhëtaret deklarojnë për TVNews24 se hasin vështiresi në qarkullim, duke rrezikuar edhe jetën si pasoje e ngricës dhe se nuk është marrë as masa e hedhjes se skories.
Ndërkohe qe mesohet se eshte ndërhyrë vetëm në daljen e tunelit të Kalimashit

Bora perfshin zonën verilindore
Pas reshjeve të dendura të shiut sot në mesditë janë shfaqur reshjet e dëborës në gjithë zonën verilindore të vendit deri në lartësinë e mbi 500 metrave mbi nivelin e detit.
Reshjet e deborës kanë përfshirë thuajse të gjitha komunat, ndërsa trashësia nuk i kalon të 5 centimetrat. Reshje dëbore janë shfaqur edhe në qytetin e Kukësit, por për shkak të lagështirës së madhe si rrjedhojë e reshjeve të shiut gjatë mesditës dëbora ka shkrirë menjëherë.
Reshjet e shiut e të dëborës nisën pas mesditës dhe ato po vazhdojnë pandërprerje në të gjithë zonën verilindore. Gjithsesi, situata vazhdon të jetë normale, pavarësisht reshjeve të pandërprera e ftohjes së ndjeshme të motit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›