70 foshnja në vit me handikap në dëgjim, studimi në Tiranë, Shkodër e Fier
TIRANË- Problemet me andikap në dëgjim prekin cdo vit në Shqipëri rreth 70 të porsalindur, një shifër kjo 2 herë më e lartë se mesatarja e Europës. Shifrat alarmante i referohen një studimi të organizatës humanitare “Magis” në 4 maternitete, në Tiranë, Fier dhe Shkodër.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, vuri në dukje rëndësinë dhe suksesin e arritur nga ky projekt në diagnostikimin, trajtimin dhe integrimin social të fëmijëve, ndërsa u shpreh se sfidë për ministrinë e Shëndetësisë mbetet diagnostikimi i hershëm, formimi i profesionistëve dhe infrastruktura e duhur, për trajtimin me sukses të paaftësisë dëgjimore tek fëmijët.
"Projekti ia ka dalë me sukses të kryejë këtë dhe na ka dhënë një të dhënë të rëndësishme për problematikën në Shqipëri. Në 2 vjet e gjysmë janë diagnostikuar rreth 70 foshnja me shurdhësi bilaterale. Kontributi i MAGIS është i çmuar sepse këta fëmijë janë trajtuar në mënyrë të menjëhershme", tha Vasili.
Gjatë prezantimit të të dhënave të këtij studimi ishte i pranishëm dhe ambasadori i r i i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, i cili vuri në dukje jo vetëm suksesin e këtij projekti, të mbështetur financiarisht nga Cooperazioni Italian, por edhe bashkëpunimin midis MSH dhe institucioneve të tjera me të.
Projekti Magis, Program i hershëm Depistimi Universal aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Nga të dhënat e projektit mësohet se në çdo 1000 lindje, rreth 2,16 fëmijë rezultojnë të jenë të shurdhër.
(ma.ar/BalkanWeb)