E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boshtinaru: 2012-ta shansi i fundit për integrimin e Shqipërisë

TIRANE- Shqipëria ka humbur dy vjet nga shanset për tu afruar me BE, në 2012-ën ne presim që vendi juaj të përmbushë hapat e duhura. Ky ka qenë një ndër mesazhet e përcjella sot në Tiranë nga europarlamentarët.

Gjatë një takimi me studentët kreu i delegacionit të PE Eduard Kukan ndërsa shprehu mbështetjen për procesin e zgjerimit të BE, tha se ky proces nuk është shkaktar i krizës që po kalojnë sot vendet e Eurozones. Por sipas tij rajoni ndodhet në një proçes transformimi dhe se nuk mund të flitet për një zgjerim të BE-së, për sa kohë nuk zgjidhet çështja e Greqisë. Kukan ka vlerësuar se Shqipëria i ka të gjitha shanset për integrimin.

"Vendi juaj ka të gjitha dispozitat të ofrohet si një aset në interes të BE-së, Tirana ka ofruar sinjale pozitive dhe është momenti që Shqipëria të luajë dhe fitojë fort. Pas një ngërçi politik, në Shqipëri ka sinjale pozitive, kemi futje të partive në parlament, janë krijuar projekte për reformat. Është mirë që të bëhet integrimi”, tha Kukan.

Ndërsa anëtari tjetër i delegacionit Viktor Boshtinaru tha se Shqipëria nuk duhet të humbë shansin për integrim në 2012 që mund të jetë dhe shansi i fundit.
“Zhgënjimi ndër rradhët e vendeve të BE-së është i madh. Ky ndoshta është shanci i fundit që Shqipëria ose të fitojë këtë status ose dramtaikisht ta humbë këtë shans”.
Boshtinaru vlerësoi hapat e ndërmarra së fundi nga politika, duke i cilësuar ato serioze.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi takon deputetët e PE: Perspektiva europiane, çelësi i dialogut politik Kukan takon Ramën: Përshëndes hapat e PS, për reformën zgjedhore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›