Bora e ngricat mbajnë ende të bllokuar Verilindjen
Autori i Lajmit: red.
Pas reshjeve të borës së ditëve të fundit, situata në veri të vendit paraqitet ende problematike në Peshkopi, Tropojë, Kukës, shumë rrugë rurale rezultojnë ende të bllokuara, në rrugët nacionale kalohet me vështirësi për shkak të ngricave, ndërsa shumë shkolla në disa komuna kanë pezulluar përkohësisht mësimin.
Drejtoritë rajonale të rrugëve të këtyre zonave po punojnë për hapjen e rrugëve rurale dhe mbajtjen nën kontroll të akseve kryesore rrugore ku lëvizja e automjeteve është më e shpeshtë.
Kështu në qarkun e Dibrës reshjet e borës dhe ngricat mbajnë të bllokuara ende 10 fshatra. Vështirësi qarkullimi gjatë paradites ka pasur edhe në aksin rrugor Peshkopi-Qafë Buall ku dëbora e rënë gjatë 24 orëve të fundit ka arritur deri në 20 cm. Ndërsa aspak pozitive nuk paraqitet situata edhe në komunat e Mirditës. Fshatrat e komunës së Fanit dhe Oroshit kanë mbetur të izoluara nga bora prej katër ditësh. Mësohet se fshatrat Xhuxh, Nënshenjti, Kumbulla e Selitës, Hebe Dongjon nuk komunikojnë prej ditësh me qytetin e Rrëshenit. Reshjet e borës në këto fshatra arrijnë deri në 1 metër, ndaj autoritetet vendore kanë vendosur që mësimi në këto zona të pezullohet deri në një urdhër të dytë. Në qytet situata paraqitet më ndryshe, shkollat funksionojnë, por aksi rrugor Rrëshen-Lurë mbetet ende i bllokuar nga bora.
Gjithashtu situata në Tropojë duket më e normalizuar krahasuar me ditët e kaluara. Kështu akset kryesore rrugore rezultojnë të kalueshme me zhinxhirë, por rrugët rurale ende jo. Të hapura dhe të qarkullueshme janë rrugët Bajram Curri-Qafë Morinë, Bajram Curri-Fierzë, Bajram Curri-Pac. Por, trashësia e borës që në zonat malore të thella ka arritur rreth 45 cm, ka bërë që shumë fshatra të mbeten të izoluara. Ndërkohë në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e borës e shtresëzuar nga akujt ka arritur deri në një metër. Në rrethin e Kukësit 4 komuna rezultojnë të bllokuara nga reshjet e borës të rëna ditët e fundit. Korrespondentë të Tv Neës 24 nga Kukësi bënë të ditur sot se fshatrat Arrëz, Kalisë, Grykë Çaj e Zapod nuk komunikojnë prej ditësh me qytetin për shkak të trashësisë së borës. Ndërkaq 10 fshatra të tjera të komunave të ndryshme në rrethin e Kukësit rezultojnë të bllokuara.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009