Policia marrëveshje me OSSH-në
Autori i Lajmit: red.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nënshkroi me Policinë e Shtetit marrëveshjen e bashkëpunimit për penalizimin e subjekteve që ndërhyjnë në rrjetin elektrik. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i OSSH-së, Sahit Dollapi, dhe drejtori i policisë, Ahmet Premçi. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, policia do të ndihmojë në zbatimin e ndryshimeve që qeveria i ka bërë Kodit Penal, ku çdo ndërhyrje në rrjetin elektrik konsiderohet vepër penale dhe nuk ndëshkohet më vetëm me gjobë. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Policisë së Shtetit do të jetë e vlefshme edhe pas privatizimit të kompanisë. Ministri Ruli u shpreh se "kjo marrëveshje nënshkruhet në funksion të detyrimeve reciproke, për të siguruar atë që është objektivi i qeverisë, furnizimin sa më të mirë të popullatës me energji elektrike, që krahas masave të tjera ka edhe një parakusht të domosdoshëm, faktin që energjia si malli më i shtrenjtë dhe më strategjik, nuk duhet as të shpërdorohet, as të vidhet, as të mos paguhet. Drejtoria e Policisë së Shtetit ka funksion vetëm mbështetës ndaj OSSH në realizimin e detyrave të tij, qoftë në raste të ndërhyrjeve për të shmangur lidhjet e paligjshme, vjedhjet e energjisë elektrike, apo mospagimin kronik të faturave të energjisë elektrike. Çdo ndërhyrje në rrjetin ujor të furnizimit të ujësjellësve dhe të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike, quhet vepër penale, pra dënohet si vepër penale dhe jo thjesht me një gjobë”, - nënvizoi ministri Ruli. Sipas tij, në këtë drejtim, ndihmesa dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm midis drejtorive rajonale të OSSH-së dhe drejtorive të Policisë së Shtetit, kthehet në funksion normal të shtetit. Ruli u shpreh se ky bashkëpunim dhe kjo marrëveshje do të ketë vlerë edhe pas privatizimit të OSSH-së. "Ndryshimi i pronësisë nuk ka të bëjë me ndryshimin e performancës dhe të rolit të rëndësishëm të këtij sektori të rëndësishëm", - tha Ruli.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009