E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin-Evropës: “Gaz, shumë shpejt”

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, shpalosi përpara medias dhe zgjidhjen e mundshme për krizën e gazit. Ai u shpreh se Rusia është e gatshme të paguajë faturat e tregut për gazin transit, në rast se Ukraina pranon të paguajë çmimet e tregut për gazin që importon. Ky lëshim i numrit dy të Moskës, u bë pasi Ukraina nuk kërkon të ripërtërijë marrëveshjen kontraktuale me Rusinë, duke kundërshtuar tarifat e propozuara nga Moska. Putin deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të paguajë 3 deri në 4 dollarë për 1000 m³ gaz që rrjedh në 100 km tubacion. Kjo shifër është dyfishuar në krahasim me 1.7 dollar që ajo paguante për të njëjtën sasi dhe distancë. Ndërkohë Putini pranoi dhe një plan të Kancelares Gjermane, Anxhela Merkel. Plani parashikon vendosjen e monitoruesve evropianë në pikat e kompresorëve të gazit duke mos lejuar kështu dhe "vjedhjet" që si Rusia ashtu edhe Ukraina akuzonin njëra- tjetrën. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se rifillimi me gaz për Evropën do të nisë menjëherë pasi monitoruesit do të vendosen në pikat e kontrollit. Putin nuk harroi dhe të akuzonte qeverinë ukrainase si të vetmen shkaktare të këtij bllokimi, dhe t u kërkonte ndjesë qytetarëve të saj, por dhe të gjithë Evropës.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›