E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen tabutalet, të njohur të taksistit në rrethin e të dyshuarve

Autori i Lajmit: red.
Vrasja me një plumb në kokë dhe djegia e taksistit në makinën e tij ka si pista kryesore hetimi konfliktin e çastit apo ndonjë borxh të 43-vjeçarit. Ndërsa pista e hakmarrjes është hedhur poshtë nga policia pas deklarimeve të familjarëve se ai nuk ka pasur asnjë konflikt. Ndërkohë po policia ka shoqëruar 20 persona, të cilët i ka marrë në pyetje dhe mes tyre mësohet se ka dhe persona, të cilët janë përfshirë në rrethin e të dyshuarve. Një tjetër dritë jeshile për zbardhjen e ngjarjes vjen dhe nga zbardhja e tabulateve telefonike, nga ku pritet të mbërrihet deri te autorët.
Shoqërimi
Policia e Tiranës ka shoqëruar rreth 20 persona, të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen e rëndë të zbuluar një ditë më parë, kur një taksist u vra dhe më pas u dogj brenda automjetit të tij në Farkë të Tiranës. Burimet nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se nuk ka ende një version të qartë mbi motivet e kësaj ngjarjeje, por hetohet në disa pista. Një ndër pistat është ajo e hetimit të një vrasjeje për motive të dobëta, ndonjë sherr i çastit mes viktimës dhe agresorit apo ndonjë konflikt i mundshëm. Për momentin, policia ka përjashtuar pistën e vrasjes për motive hakmarrjeje, pasi familjarët e pyetur kanë mohuar që viktima të kishte pasur probleme me njeri. Burimet e policisë sqarojnë se po punohet për zbardhjen e tabulateve telefonike. Viktima Ramazan Hyka, 43 vjeç, u gjet i djegur në makinën e tij, të cilën e përdorte si taksi në Farkë të Tiranës.
Ngjarja
Gjendet një trup mashkulli i moshës 43 vjeç i vrarë me armë zjarri dhe i djegur brenda makinës së tij. Trupi i mashkullit u gjet mbrëmjen e djeshme në afërsi të liqenit të Farkës në kryeqytet. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i ri i Policisë së Tiranës dhe zëvendësdrejtori. Pas hetimeve paraprake, burimet nga policia bënë të ditur se i ndjeri është vrarë dhe më pas është djegur, në makinën e tij, një taksi e palicencuar. Sipas të njëjtave burime, taksisti mendohet të jetë vrarë në orët e para të ditës së enjte dhe më pas i është vënë flaka makinës duke e djegur edhe të ndjerin brenda saj, pasi ishte vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u zbulua në një rrugicë pak të rrahur nga automjetet dhe kalimtarët, nga banorët e zonës së liqenit të Farkës që lajmëruan policinë dhe forca të shumta të saj kanë mbërritur në vendngjarje.

Ky lajm është publikuar: 10/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›