Bora, gjysmë metri në Veri, probleme në akse nacionale
TIRANE-Reshtet e dendura të borës të rënda gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të rënduar nga veriu në juglindje të vendit. Përvec dhjetra komunave të bllokuara, probleme janë paraqitur dhe në akse nacionale, ndërsa në veri të vendit shumë komuna janë izoluar prej dy ditësh nga bora që ka arritur mbi gjysëm metri. Polcia bën apel që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë për të shmangur aksidentet që nuk kanë qënë të pakta për shkak të akullit që ka mbuluar shumë rrugë në vend.
Veri
Në pukë vijojnë prej dy ditësh reshjet e pandërprera të borës, ku vetëm në qytet trashësia e borës ka kaluar 60 cm. Të bllokuara aktualisht janë të gjitha fshatrat e Pukës.
Ndërkohë i bllokuar totalisht në përpjekje për t'u hapur nga punëtorët e ndërrmarjes rrugore rajonale është dhe aksi Fushë Arrëz-Mirditë. Mësohet se një furgon me disa punëtorë është bllokuar në Gjegjan për shkak të trashësisë së borës të rënë në zonë.
Brenda në qytetin e Kukësit bora ka rritur trashësinë rreth 50 cm.
I bllokuar sot paradite figuron dhe aksi Qafë-Bualli-Krastë, Rëshen-Kurbnesh-Lurë. Në këtë zonë trashësia e borës arriti 60 cm, pikërisht në fshatin Konaj, ku dhe është bllokuar mësimi për nxënësit e shkollave.
Të bllokuara rezultojnë të gjitha komunat e Kukësit, ndërsa me vështirësi po qëndron I hapur aksi Kukës-Kalimash. Mësohet se Thirra ka rezultuar e bllokuar për 3-4 orë në orët e para të mëngjesit, por aktualisht është hapur. Madje nga rrëshqitjet ka patur dhe aksidente të vogla automobilistike.
Situata nuk paraqitet e mirë as në Dibër, ku rreth 70% e komunave janë të izoluara, ndërsa janë aktualisht të bllokuara akset Peshkopi-Kukës, Peshkopi-Librazhd, ndërsa Peshkopi-Qafë Buall e kalueshme vetëm me një kalim dhe më zinxhira.
Tropoje
Reshje të dendura të dëborës kanë përfshirë prej dy ditësh të gjithë rrethin e Tropojës duke sjellë izolimin e të gjitha fshatrave të thella të këtij rrethi.
Trashësia e dëborës në qytetin e Bajram Currit është më shumë se 65 centimetra, ndërsa në zonat rurale trashësia e dëborës arrin në afro një meter.
E izoluar është vetëm komuna e Margegajt, ndërsa ende janë të kalueshme akset rrugore që lidhin qendrat e komunave të tjera me qytetin e Bajram Currit, ndonëse trashësia e borës po i afrohet një metri", tha ai.
Lëvizja e mjeteve në akset rrugore te këtij rrethi është vështirësuar ndjeshëm.
Janë të kalueshme aksi rrugor Fierzë – Bajram Curri – Qafë Morinë, ndërsa akset e tjera janë thuajse të bllokuara. Të bllokuara janë akset rrugore Fierzë – Lekbibaj e Fierzë - Qafë Mali, Kam Tropojë – qafë Prush e Kam Tropojë – Krumë.
Ndërkohë, janë shfaqur defekte të konsiderueshme në rrjetin elektrik, duke bërë që komunat e Lekbibajt e të Bujanit prej mbrëmjes së kaluar të jenë pa energji elektrike. Sot punonjësit e sektorit të emergjencave po punojnë për eliminimin e defekteve.
Elbasan-Korcë
Bora ka prekur dhe Shqipërinë e mesme, ku probleme janë shkaktuar kryesisht në Qafë Kërrab.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të mbuluara me dëborë, ndërsa kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
I kalueshëm me zinxhirë aksi rrugor Elbasan – Qafë Krrabë - Tiranë dhe aksi Prrenjas- Qafë Thanë – Pogradec, ndërsa po punohet për zhbllokimin e aksit rrugor Stëblevë - Bulqizë.
Mësohet gjithashtu se reshjet e dëborës kanë bllokuar edhe akset Rrajcë- Fshati Rrajcë – Sult, si edhe Polis – Gurë Shpat- Polis Vilan. Në këto dy zona të thella malore po punohet për zhbllokimin e rrugës.
Mëngjesi i sotëm sikurse gjatë ditës së djeshme në Korçë edhe në të gjithë rajonin juglindor po shoqërohet me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta, të cilat shënojnë nën zero.
Në qytetin e Korçës kanë rënë gjatë natës 5 cm reshje dëbore, ndërsa në zonat malore ato arrijnë në 20 cm.
Akset rrugore Kapshticë-Korçë, Korçë-Qafëthanë dhe Korçë Ersekë janë të kalueshme nga automjetet pasi dhe qarkullimi bëhet pa vështirësi.
Në Qafën e Qarrit dhe në Qafën e Thanës pas pastrimit të dëborës me mjete borëpastruese, rrugët janë spërkatur me kripë për të eleminuar shtresat e pranishme të akullit dhe qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Masat
Situata me borën ka vënë në lëvizje drejtoritë rajonale rrugore në vend si dhe policinë e qarkullimit rrugor që po patrullon me patrulla të lëvizëshme duke kërkuar nga drejtuesit e automjeteve të kenë me vete pajisjet dimërore.
Ndërkohë në të gjitha akset nacionale janë të vendodura mjetet dëborë pastruese, ndërsa punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve vazhdojnë të hedhin skorie dhe kripë në rrugë me qëllim, parandalimin e aksidenteve.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)