E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi: Nuk lejohen 3 deputetë të PS në Spitalin Ushtarak

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi së bashku me dy deputetë të tjerë, Ledi Shamku dhe Xhemal Qefalia janë ndaluar të hynë sot në mbrëmje në ambientet e Spitalit Ushtarak.

Hysi deklaron për News 24 se “nuk lejohemi të vizitojmë Fiqiri Xibrin”. Sipas deputetes së PS moslejimi i tyre është “shkelje e hapur e ligjit, pasi deputetët mund hyjnë në spital pa autorizim”, tha Hysi.

Fiqiri Xibrit kreu i Sindikatës së Minatorëve, u arrestua në 21 Janar gjatë demonstratës së opozitës përpara kryeminstrisë. Mbi të është ushtruar dhunë dhe ka përfunduar në spital.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›