KESH: Në rritje niveli i ujit në kaskadën e HEC-eve
TIRANE- Shkrirja e borës nga moti ditët e fundit po ndikon në rritjen e nivelit të ujit në liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin, ku në Fierzë ka arritur 258 metra niveli i ujit.
Burime të KESH-it thonë për se në këtë liqen prurjet e ujit arrijnë në 320 m3/sek, nga 100 m3/sek që ishin një javë më parë.
KESH-i po merr nga prodhimi i HEC-ve sasinë prej 10 milionë këh/ditë ndërsa importon së bashku me CEZ-in(për sasinë e humbjeve të energjisë në rrjet) deri në 12 milionë këh/ditë.
Dhe ndërsa konsumi ditor i energjisë elektrike në shkallë vendi arrin në 22 milionë këh/ditë, KESH po ndjek me kujdes nivelin e ujit në kaskadën e HEC-eve, pasi i duhet të garantojë siguri, nisur nga fakti që në vitet e fundit, konumi i energjisë është rritur ndjeshëm edhe në stinën e verës, përherë dhe më të nxehtë.
(ma.ar/BalkanWeb)