E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkursi për Bulevardin dhe Lanën, dy projekte do vijojnë garën

Tiranë- Konkursi për shpalljen e firmës që do të realizojë zgjatimin e Bulevardit të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit Lana nuk u përmbyll me një fitues përfundimtar.

Kryebashkiaku, Lulzim Basha deklaroi sot gjatë përzgjedhjes së fituesve, mes 7 studiove në garë, se janë dy projekte që do t’i nënshtrohen një tjetër faze përzgjedhëse.

Kompania Dar dhe  Grimshaw janë dy kompanitë  që me projektet e tyre do të konkurojnë kësaj herë përpara qytetarëve, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë për të vendosur se cila prej tyre do të nisë punën për kryeqytetin e shekullit të 21.

Secili projekt mund të ishte fituesi, secili në ekzekutim do të përballte me sukes sfidat që parashtuam para jush për Tiranën europiane të shek 21. Por duhet të përzgjedhim për ti hapur rrugën studios fituese. Përzgjedhje që do bëhet duke përfshirë qytetarët e Tiranës dhe grupet e interesuara si dhe partneret tanë ndërkombëtar. Dilemën e firmës së parë juria ka mundur ta zgjedhe vetëm pjesërisht duke akorduar vlerësime të barabarta dy kompanive prestigjoze Grimshë dhe Dar. Kjo do të thotë se secili nga këto projekte do të ekspozohet para qytetarëve dhe organeve kompetente per një periudhë kohe. Dmth për dy projektet fituese, juri, Bashkia, qyetarët dhe grupet e interesit do të paraqesin një numër çështjes, pyetjesh dhe Brenda një afati do zgjedhim fituesin që do nisë menjëherë implementimin e projektit- tha Basha.

Ndërkaq janë vlerësuar me çmime të veçanta edhe kompania West 8 dhe KCAP. “Çmim të veçantë të inovacionit dhe koncepteve të reja pioner në fushën e arkitekturës urbane për trajtimin e sfidave për Bulevardin dhe Lanën e ndamë mes dy firma: KCAP dhe West 8- shtoi Basha gjatë ndarjes së çmimeve.

Juria e këtij konkursi u kryesua nga vetë zoti Basha dhe përbëhet nga emra dhe personalitet të shquara të fushës së inxhinierisë dhe arkitekturës shqiptare.

Pjesë nga projekti i dy firmave fituese:

DAR

Do të fillojmë me disa diagrafë në lidhje me Tiranën. Është tipikë që në zhvillimin e Tianës që nga viti 1957 ku ajo fillojë të duket si një qytet dhe më i organizuar dhe për të ardhur në vititn 1990 ku qyteti filloi të rritej shpejt. Natyrisht që ka pyetje që duhen ngritur për këtë qytet ashtu si në shumë qytetet të cilët mund të jenë të vjetër dhe kanë nevojë për ndryshime në infrastruturë, në mënyrë që të mbështete rritja. Ajo që ndodhi në Tiranë se shumë zhvillime informale si dhe një përqendrim drejt qendrës së saj dhe natyrisht që lindin kërkesa në lidhje me ecurinë e infrastrukturës.

Ajo që parashikohet është se në vitin 2020 mund të ketë rreth 1 milionë banorë, ndaj mendoj se mundësia e këtij projketi dhe prioritet kryesor është se si do ta kontrollojmë rritjen urbane. Me një dëndësi prej rreth 500 banorë për kilometer katrorë është problem edhe për zonat në periferi të qytetit. Mundësia për Tiarnën e veriut është që të zgjerojmë qendrën. Projekti ynë, i punuar nga 25 ekspertë, sheh me kujdes çështjet demografike dhe ato ekonomike. Në fillim të projektit ishim të interesuar për këto statistika në lidhje me Tiranën që kanë të bëjën me popullatën e Tiranën dhe pamë që mosha kryesore është ajo mes 18 deri në 40 vjeç, çka e bën Tiranën një qytet tepër të ri. Pra do të ketë qytetarët të mirë edukuar të rinj në universitete dhe mundësia për të pasur universitetet më të mira në rajon është tepër me leverdi dhe një avantazh shumë i mirë për Tiranën.

Problem është që njerëzit që do të vijnë të studiojnë është se ata do të jetojnë këtu, duke marrë parasysh edhe emigracionin e lartë që ka Shqipëria si vend. Ndaj mundësia është që këta njerëz të rinj duhet ti mbajmë këtu, në Tiranë, dhe mendoj se kjo është një mundësi për të zhvilluar qytetit e Tiranës në mënyrë të zgjuar. Kështu që Tirana duhet të futet në hartën e qyteteve me dije, në industrinë e dijes, siç ka shumë të tillë në botë siç është San Francisko, apo Kembrixh ku ka shumë shkolla dhe kjo orienton ekonominë e qytetit drejt industrisë së dijeve. Mendoj se Tirana meriton më shumë në këtë çështje.

Imazhet nga prezantimi ynë tregojnë një mundësi për Tiranën që të jetë një Tiranën e gjelbër dhe mundësitë për këtë egzistojnë vërtet ashtu siç mund të krijohet një bazë e re ekonomike për Tiranën. Mënyra e sjellë nga studiojë është që hapësira e gjerlbër ti përgjigjet çdo kërkesë të qytetit madje të konceptit të zhvillimit të tij ekonomik.  I kemi sjelle të gjitha në formë të integruar dhe pjesa veriore e Tiranës do ta krijojë këtë më së mirë duke ditur që ajo zonë pret për tu zhvilluar së bashku me Lumin e Tiranës që përmban këtë potencial.

Bulevardi do të ketë dy parqe liqenorë dhe të gjitha detajet janë këtu. Përsa i përket lumit ne e shohim atë si një mundësi më shumë për biznesin që të shtrihet përreth tij duke I zhënë kësja zone një dimesion ekonomik. Projekti ynë inkurajon një ekonomi të re për Tiranën dhe veriun e saj e shikojmë në këtë concept për qytetin. Natyrisht jemi treguar të kujdesjësh për të integruar të gjithë këto elementë në veriun e Tiranës, ashtu siç jemi treguar të kujdesur edhe për transportin publik në të gjithë zonën.

Duke marrë të gjithë elementët e projektit deri në vitin 2020, mendohet se do të ketë 200 mijë vende të reja pune. Në këtë zonë të re ekonomike që ne propozojmë të ngrihet në 50 për qind të kësaj dhe pretedojmë që me rritjen e popullsisë dhe duke pasur parasysh që Tirana e Veriut do të ketë 25 për qind të popullsisë të qytetit. Në lidhje me transportin dhe me infrastrukturën, do të jenë të gjitha mundësitë më të mira që qytetit do të ketë nësër të cilat do të lidhen domosdosmërisht me Lumin e Tiranës. Natyrisht në këtë zonë me kemi parashikuar kampus universitar, një galeri ekspozimi dhe në këtë pjesë të qytetit inkurajohet përdorimi I mjeteve alterantive të transportit. Ne e shohim këtë bulevard jo vetëm si një zonë të gjelbër që lidhet me liqenet por edhe si një zonë aktive jetese duke i pasur të gjitha shërbimet e një qyteti modern.

Grimshaw

Është e rëndësishme për ne si qytet  që të garatojmë nivele  të ndyrshme jetese për shoqëri  të ndryshme. I rëndësishëm për ne është bulevardi dhe dhe Tirana  si nje qytet me elemente kultoror  duke u fokusuar në cilesitë e bulevardit  të tiranës dhe në mënyrën e konceptimit të tij.

Elementi kryesor është se si është tirana sot, duke synuar në ritjen e mirëqenies së rrugeve,duke e kthyer  Tiranën  në një qytet të ri, me më shumë gjelbërim.Elementi dytësor janë institucionet publike, ndertesat kryesore që është  edhe vendi ku fokusohen qytetarët.

Tjetra është shtrirja deri ne Pakuqan, një zonë bujqësore e kulturore ,duke  i  dhënë asaj gjelbërim, ndërtesa të vogla dhe shndërrimin e saj në  një qytet .

Qëllimi ynë është vendosja e parametrave, dhe mënryra sesi shkojnë punimet, dizanji që përdoret duke u bazuar në investimet, me atë që ka më shumë rëndësi, me tekonologjinë.

Lumit  të Tiranës  do i kushtojmë rëndësi  në  cdo element, florës e faunës së tij, shndërrimin e tij në një lum më të ri e të pastër.Do  krijojmë mundësitë  që Tirana të jetë një vend tërheqës për turistët dhe banorët e saj.

Do shikojmë sesi kjo do japë rezultatet e tij dhe sesi do ndikojë në krijimin e mundësive  tregtare.

Një pikë e rëndësishme ështe ajo  që ne duhet të bëjmë një lidhje mes asaj që është e re dhe asaj që është e vjetër,duke  u fokusuar fillimisht në problematikat e tyre.

Elementi  i  dytë  është pallati i  drejtësisë,do fokusohemi te hapësirat që do zërë, si një pjesë e rëndësishme e projektit.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›