E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino: Pranimi i integritetit të Kosovës, arritje

BERLIN- Drejtori i Përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Stefano Sanino ka shprehur sot këanqësinë e tij për pranimin e integritetit territorial të Kosovës në Ballkan, ndërsa vlerësoi përparimin në zgjidhjen e çështjeve në Ballkanin Perëndimor. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.

Mëtutje, ai ka thënë se e sheh se ekziston “Pragmaticitet si te Beogradi ashtu edhe te Prishtina” dhe e ka shfaqur shpresën se bisedimet do të vazhdojnë “eventualisht në ndonjë format tjetër.

Këto kometne ai i bëri në një tubim në Berlin të Gjermanisë ku diskutohet në temën “Serbia dhe Bashkimi Evropian – si të lëvizet përpara”, raportojnë mediat e Serbisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›