E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora izolon veriun dhe verilindjen e vendit

Reshje të shumta bore kanë vazhduar gjatë natës në veri dhe verilindje të vendit duke shkaktuar bllokimin e akseve rrugore dhe izolimin e disa komunave.
Sipas të dhënave më të fundit, në Dibër janë bllokuar nga reshjet e borës disa fshatra në Lurë, Kala e Dodës dhe Selishtë.
Në akset nacionale qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Gjendje e rënduar raportohet edhe në Pukë, ku është bllokuar komuna e Iballës. Ndërkohë në Kukës, ka vështirësi në lëvizje dhe bllokim rrugësh në Grykë çaj, Arrën, Zapod, Topojan, Shishtavec, Umnisht kurse në Has, janë bllokuar komunat Golaj dhe Gjinaj.
Në rrethin e Tropojës ka problem në qarkullim në komunat Margegaj dhe Lekbibaj.
Rrugët nacionale Tiranë-Peshkopi, Tiranë-Kukës, Tiranë-Tropojë, Tiranë-Pukë dhe rruget Kukës-Peshkopi, Peshkopi-Librazhd, Kukës-Tropojë kanë vështirësi në qarkullim në disa zona si pasojë e reshjeve të borës.
Borë ka pasur edhe në Pogradec, Korçë dhe Devoll dhe disa zona të Përmetit ndërsa policia rekomandon qarkullimin me zinxhirë në këto akse rrugore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›