Shpifjet e Ramës për vizat trondisin emigracionin shqiptar, gati reagimi

Pas shpifjeve të Gramoz Ruçit në parlament për kartat e identitetit, komunitetet e emigrantëve denoncojnë Edi Ramën si përgjegjës për agresionin antishqiptar ndaj reformave që po synojnë t’u garantojnë shqiptarëve heqjen e regjimit të vizave. Ruçi, ministri i Sigurimit, i vrasjeve në kufi dhe i izolimit enverist po vë në zbatim strategjinë e re për izolimin e vendit, por shoqatat e emigrantëve premtojnë një reagim të bashkuar, i mbushur me plot risi
LMN nis fushatën e re brendasocialistëve: “Edi po na merr në qafë”
Fushata e Edi Ramës, Gramoz Ruçit dhe e nomenklaturës enveriste kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëev, duke sabotuar publikisht dhe pandërprerë të gjitha përpjekjet për përmbushjen e kushteve teknike të dokumenteve të identitetit, ka shkaktuar një revoltë të vërtetë në komunitetet e emigrantëve shqiptarë në Itali, Greqi, Belgjikë e Gjermani, katër vendet ku edhe këto komunitete janë më të shumta në numër. Me qindra kanë qenë emailet e ardhura në faqen online të gazetës tonë, ndërkohë që mjaft prej tyre i kanë pasqyruar edhe në shkrime reagimet e tyre të protestës ndaj këtij qendrimi apatrid të së majtës shqiptare. Tronditja e emigracionit shqiptar pritet të pasohet me një sërë qendrimesh publike të shoqatave të ndryshme në Romë, Milano, Athinë, Selanik, Bruksel, Londër e Berlin, në të cilat vendoset edhe gishti i akuzës mbi një të majtë që tashmë ka harruar se cilat interesat kombëtare, bile edhe ato partiake, por po përqendrohet evtëm tek interesat klanore, bile interesat e një grupi shumë të ngushtë djelmurinash, të cilët me arrogancë i referohun sektit të tyre me frazën “vëllazëria e Edvinit”.
Pikërisht ky koncept i vëllazërisë antishqiptare është edhe epiqendër e fushatës së mjaft prej disidentëve të grupit parlamentar të PS-së, të cilët tashmë duket se i kanë shtuar radhët e tyre, nëpërmjet slloganit të ri brendapartiak “Edi po na merr në qafë”. Ky refren synon të minimizojë sadopak dëmet që një politikë e papërgjegjshme, e përfaqësuar nga kryetari në detyrë dhe kryetari i korrupsionit në bashkinë e Tiranës, i ka dhënë rol protagonisti “fytyrës së vrerosur” të komunistëve, ministrit të Sigurimit të Shtetit, ministrit të epokës së izolimit enverist dhe vrasjeve në kufi, përgjegjësit institucional të masakrës së 2 prillit, Gramoz Ruçit. Politika zyrtare e PS-së thotë se s’ka ndërmend që t’i dorëzojë “provat” për akuzat që ata ngritën faqe botës në prokurori, por do të mjaftohen t’i gëzohen baltës që hodhën mbi shqiptarët dhe mbi aksionin me rëndësi kombëtare të liberalizimit të vizave.
Por nëse, socialistët i kanë bërë hesapet me tradicionalitetin e akuzave brendaparlamentare apo të hartës së ngushtë politike në vend, tashmë duket se tundja e shpifjeve të Gramoz Ruçit në parlament, për llogari të sektit të Edi Ramës, do të hasë një kundërshtar të ri dhe mjaft të fortë... Komunitetet e emigrantëve vlerësojnë se s’kanë më kohë të humbasin me metastazat e enveristëve edhe në shekullin XXI, prandaj edhe reagimi i tyre pritet të jetë një risi krejt e paparashikueshme.
...