E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kaluara e Turqisë, si pengesë drejt Perëndimit

Ashtu siç ishte e parashikueshme, Qeveria turke ka reaguar fort kundër votimit të komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit SHBA-ve, i cili e ftonte Turqinë të njihte masakrën e qindra e mijëra armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, që përbënte një pothuajse gjenocid të vërtetë, e që ishte e ngjashme me holokaustin e kryer nga regjimi nazist disa dekada më vonë. Por pse, pothuajse një shekull më vonë nga ato ngjarje tragjike, e bërë për më tepër nga një njësi institucionale (Perandorisë Osmane) shumë e ndryshme nga republika qemaliste, autoritetet turke vazhdojnë të mbajnë një pozicion kaq të ashpër? Përgjigjja është se gjenocidi ndaj armenëve është filli më i turpshëm që lidh fundin e Perandorisë Osmane dhe lindjen e republikës Qemaliste. Ky reagim i ashpër tregon se në fakt hartimin i projektit të “turqizimit” të Perandorisë, për të zëvendësuar besnikërinë e mëparshme ndaj sulltanit, në një të re, pra në besnikërinë e fortë për një atdhe turk, që duhej të ndërtohej ose të “shpikej” siç kishte ndodhur në vendet e tjera të cilat kishin zhvilluar këtë proces gjatë shekujve.

Kjo tabllo ndërlidhej pjesërisht me përpjekje e fundit, të dëshpëruara për të reformuar një Perandori, e mbështetur nga xhon-turqit nga fundi i shekullit XIX. Karakteri nacionalist i lëvizjes reformiste më në fund kishte mbizotëruar pas luftërave ballkanike të vitit 1912-13, e nxitur nga vrasjet masive dhe dëbimet e detyruara të popullsisë myslimane në krahinat europiane që deri në atë kohë i përkisnin Portës së Lartë, të kryera nga grekët, serbët dhe bullgarët. Në këto mizori, nuk kishin shpëtuar as hebrenjtë e Selanikut; kurse turqit u përgjigjën me dëbimet e para dhe masakrat e para të armenëve dhe grekëve nga Anadolli. Rigjallërimi i spastrimit etnik përgjatë Luftës së Parë Botërore, arriti kulmin me ngjarjet e 1915. Dhe kjo ishte si spastrim etnik po ashtu edhe fetar, që ndiqej në mënyrë të qartë nga klasa e pushtet të ri të Perandorisë Otomane, i cili në një pjesë të madhe do të transferohej pastaj në republikë e re të themeluar nga Mustafa Qemali, pas luftës fitimtare kundër Greqisë dhe fuqive të tjera okupatore. Laiku Qemal Ataturk, në të vërtetë, që besonte se ekuacioni “turk i vërtetë” dhe myslimanët sunitë ishte e përkryer funksionale për kauzën e tij, dhe nuk është rastësi që pengojë të gjitha besimet tjera (duke përfshirë edhe myslimanët bektashinj), e që i dha islamit sunit një pozitë të privilegjuar në ministrinë e Kultit, me një vizion të raportit, "Shtet-kult", me më shumë përafërsi sipas modeli anglez të Henrit VIII, sesa modelit të instaluar përgjatë Republikës franceze, e cila nganjëherë është ofruar gabimisht.

Për të mbrojtur origjinën e Republikës nga një mëkat i turpshëm origjinal, princat e rinj të Ankarasë vazhdojnë të besojnë, madje edhe nga pozita shumë të “përulët”, që identitetit

kombëtar turk, në fakt është i pandashëm nga islamik dhe sunit. ç’ka bën një hap tjetër që e largon Turqinë nga porti Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›