E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora mbulon verilindjen probleme nëpër rrugë

 Reshje të shumta të dëborës kanë përfshirë gjithë rajonin verilindor të vendit që nga ora 3 e mëngjesit të djeshëm. Trashësia e dëborës në qytetin e Kukësit ka arritur në 40 cm, ndërkohë që në zonat e thella ka arritur deri në 60 cm. Për pasojë janë bllokuar thuajse të gjitha komunat e thella të qarkut, si Arrni, Zapodi, Topojani, Shishtaveci, Lekbibaj, etj. Vështirësi ka pasur dhe në rrugët nacionale. Në Qafë-Mali trashësia e dëborës është 50 cm, duke penguar qarkullimin e mjeteve. Policia nuk ka lejuar lëvizjen e mjeteve të rënda të transportit të mallrave dhe njerëzve. Nga frika e bllokimit në rrugë mësohet se një pjesë e madhe e studentëve dhe emigrantëve nuk janë nisur fare në udhëtim drejt kryeqytetit. Reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe dy komuna në Peshkopi, atë të Lurës dhe Kalanë e Dodës, ku trashësia e dëborës arrinte mbi 40 cm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›