E Diel, 1 Nëntor 2026

Natali Portman përgënjeshtron lajmin fals të vdekjes

Për disa orë, në ditët e shkuara Hollivudi u kap nga paniku. Në rrjet u shfaq lajmi se Natali Portman, si pasojë e një incidenti gjatë xhirimeve në Zelandën e Re, vdiq. Menjëherë pas këtij lajmi vjen përgënjeshtrimi për të qetësuar të gjithë fansat. Natali pozon për revistën prestigjioze “Elle” në formë të përkryer. Në intervistën e gjatë për këtë revistë, që do të dalë në muajin shkurt, flet për modën, por jo vetëm. “Jam kundër atyre njerëzve që blejnë dhe ndërrojnë veshje në çdo stinë. Jam me fat, sepse kur ka evenimente më japin hua veshje të mrekullueshme artistë të mrekullueshëm si: Laura dhe Keit Mullevy, Rodart dhe Alber Elbaz da Lanvin”. Ajo flet edhe për martesën, një mendim që për momentin duket i largët. “Flas me mikeshat e mia shpesh për këtë dhe besojeni ose jo, asnjëra prej nesh nuk e ka ndër mend të martohet”. Aktorja rrëfen se u bë vegjetariane, pasi lexoi në fëmijërinë e hershme, tregimet e Xhonatan Safran Foer “Eating Animals” (Të hash kafshët). Ylli i kinemasë, jo vetëm që ka një filozofi të sajën, por e vë atë në jetë si aktiviste.

Kris Braun
Këngëtari me të dashur të re

Kris Braun është parë me një të dashur të re në krahët e tij. Ylli i muzikës supozohet se ka kaluar një mbrëmje me modelen 26-vjeçare Xhesika Markez në një klub në Florida. Sipas revistës “Daily Star”, dyshja ishin shumë të afërt dhe vazhdimisht ledhatoheshin gjatë mbrëmjes së kaluar në “400 Club në Miami Beach”. Dukët se makthi për Kris Braun kaloi tashmë. Gushtin e kaluar ai u dënua me pesë vjet liri me kusht, gjashtë muaj punë për komunitetin dhe një vit këshilla për dhunën, pasi sulmoi të dashurën e tij Rihana. Ajo e denoncoi dhe pas kësaj ai u la pas dore edhe nga miqtë dhe fansat, të cilët mbështetën Rihanën si të pafajshme. Pas kësaj, Braun i kërkoi këngëtares falje publike për sulmin, duke e konsideruar si një veprim të pamenduar.

6 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›